TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fluks i madh i prindërve në librari me fillimin e vitit të ri shkollor

Shumë prindër, 1 shtatori i gjeti duke u furnizuar me tekste shkollore për fëmijët e tyre. Sfidë edhe këtë vit mbeti mungesa e disa titujve për shkak të interesimit të madh. E derisa verifikimi i aplikimeve po vazhdon, në disa shkolla pati tentime për të përfituar mjete nga prindër të cilët nuk jetojnë në Kosovë.

by Doresa Geci
1 javë ago
1 0
A A

Me lista në duar po presin për t’u furnizuar me tekste shkollore.

1 shtatori i gjeti shumë prindër duke kërkuar librat për fëmijët e tyre.

Për shkak të interesimit të madh, disa prej tyre hasën edhe në vështirësi për gjetjen e titujve të caktuar.

“Për momentin është duke munguar Abetarja edhe disa libra të tjera, dhe po kemi shumë vështirësi. Vështirësi është mungesa e librave, çdo shkollë e di sa nxënës i ka, edhe libraritë me pas lidhje me shkollat dhe me ua dërgua atje. Këto libra kam ardh me i kërku sot, meqenëse më herët radha ka qenë shumë e gjatë. Diku jemi duke u marr me ketë punë që tri ditë…kemi ardh me siguru tash por edhe për klasën e tretë ka mungesa”, u shpreh një nga prindrit.

Por për dikë tjetër, sigurimi i teksteve shkollore kaloi pa telashe.

“Kallabllak ka pas, por nuk ka pas ndonjë parregullsi me prit shumë, me libra ka qenë gjithçka në rregull, jemi të kënaqur”, ka thënë një prind tjetër.

Sipas menaxherit të kësaj librarie në Fushë Kosovë, fluksi ka ndodhur për shkak të vendimit të vonshëm të Ministrisë për përcaktimin e çmimit final.

Por për të gjitha ata prindër që kanë blerë librat me çmim më të lartë para shpalljes së çmimeve përfundimtare, shtëpitë botuese kanë marrë një vendim.

“Edhe pse këtë vit kemi pas ndryshim nga Ministria e Arsimit, gjatë interesimit të madh të prindërve dhe nxënësve nuk ka pas ankesa pavarësisht që është bërë ndarja sipas klasave përveç që ata që kanë blerë librat para datës 27 gusht kanë kërkuar kompensim të mjeteve, ne kemi marrë vendim që pas 15 shtatorit të bëjmë kompensimet e vlerës që MASHTI ka përcaktuar”, ka deklaruar menaxheri i librarisë, Elez Morina.

E që mjetet të shkojnë në vendin e duhur, koordinatorët janë duke verifikuar çdo aplikim.

Edhe këtë vit, në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, pati tentime nga prindër që jetojnë jashtë Kosovës, të përfitojnë nga subvencionimi.

“Refuzimet zakonisht po bëhen tek ata prindër dhe nxënës që kanë emigruar jashtë vendit, kanë bërë kërkesë për libra. Gjatë verifikimit kemi bërë nga mësimdhënësit një listë të nxënësve me numra personal, të gjitha ato lista janë verifikuar dhe brenda atyre listave kemi has disa nxënës që nuk janë pjesë më e shkollës”, theksoj Ahmeti.

Në këtë shkollë kanë aplikuar 747 prindër, e nga ta, 691 kërkesa janë aprovuar.

Së fundmi, Ministria e Arsimit, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit ka dorëzuar një deklaratë të cilën duhet të plotësojnë prindërit, e ku deklarohet se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti akuzon Kurtin: Përmes bllokadës në Kuvend po dëshiron t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit

Hoti akuzon Kurtin: Përmes bllokadës në Kuvend po dëshiron t’i mbajë zgjedhjet në fund të vitit

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Problemi teknik paralizon trafikun ajror në Britani,mijëra fluturime anulohen

Problemi teknik paralizon trafikun ajror në Britani,mijëra fluturime anulohen

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Lavrov thotë se SHBA njeh “realitetet në terren” dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Kancelari gjerman anulon telefonatën me Trumpin pas mbështetjes së tij publike për AfD-në

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Libanin jugor, raportohet për një të vrarë

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën