TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Fletarrestet e Rusisë për tre policët e Kosovës, njohësit: Veprim i padrejtë i despotit Putin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ibishi thotë se problemet me policët evitohen duke i dërguar ata në komunat tjera

Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës, ku si pretekst është marrë arrestimi i një zyrtari rus të UNMIK-ut, gjatë një operacioni policor kundër kontrabandës dhe aktiviteteve kriminale. Veprim ky, i cili nga ekspertë të sigurisë po konsiderohet i padrejtë dhe i pakuptimtë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ky veprim i Rusisë pasqyron ‘fytyrën’ e vërtetë të presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin e quan despot.

“Ka të bëjë me rastin e 2019 kur ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku u arrestuan 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ata që kundërshtuan këtë aksion policorë në komunën e Zveçanit, ku një pjesëtar i UNMIK-ut, një kolonel i GRRU-së është involvuar direkt në pengim të operacionit policor dhe është arrestuar, dhe pastaj është liruar për shkak të imunitetit diplomatik, por që u shpall person NON GRADA nga qeveria e atëhershme. Pas sa kohësh po gjen të arsyeshme Rusia të shpallë jo vetëm ndaj tre zyrtarëve policorë që kanë udhëhequr këtë operacion, por edhe ndaj 100 mijë tjerëve ndër ta, edhe kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas. Gjithë kjo tregon fytyrën e vërtetë të një despoti – Putinit, i cili mundohet me çdo kusht të ndërmarrë veprime që realisht nuk janë legale, janë pesë vjet diferencë”, thotë Ibishi.

Sipas tij, krejt kjo ka prapavijë politike.

“Çështja tjetër është që ajo nuk është e qëndrueshme ngase mendoj që edhe zyra e INTERPOL-it tek ne që është në kuadër të UNMIK-ut duhet të bëjë një shpërndarje, një kundërvënie të këtij fletarresti në kuptim të njoftimit që kjo është politikisht e motivuar me gjithë atë aspektin që është e paqëndrueshme, ngase ligjor ishte veprimi i zyrtarëve policorë, nuk ishte Banjska si ata e cilësojnë. Në këtë formë ajo do të injorohet, ky fletarrest për tre zyrtarët policorë të cilët janë të Kosovës, ndërsa për 100 mijë që janë të fabrikuar për interesa sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë që kanë kundërshtuar këtë agresion është një çështje më madhore dhe duan të mirën e institucioneve, vetë INTERPOL-i”, shton ai.

Edhe hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani thotë se ky është një veprim absurd dhe i padrejtë. Kjo pasi siç thotë ai, në vitin 2019 në veturën e rusit që është arrestuar nga Policia e Kosovës janë gjetur mjete pune për të cilat është vërtetuar se kanë qenë për t’u përdorur në ngritjen e barrikadave ilegale në veri të Republikës së Kosovës.

“Unë mendoj që ky është një veprim absurd sepse Chenko është i dëshmuar që ka qenë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse. Nën petkun e diplomatit dhe zyrtarit të UNMIK-ut këtu ka penguar realisht punën e Policisë së Kosovës, aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Në makinën e tij janë gjetur mjete pune për të cilat është vërtetuar se kanë qenë për tu përdorur në ngritjen e barrikadave në veri të Republikës së Kosovës, barrikadave ilegale… 00:43 Një veprim absurd, i padrejtë, i pakuptimtë”, shprehet Elshani për KP.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ditë më parë kishte deklaruar para mediave se prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit, të enjten ka thënë se tre zyrtarët policorë janë futur në listën e INTERPOL-it. Derisa ka thënë se arsyeja e vetme e kësaj është që të njëjtit kanë zbatuar ligjet e Kosovës, Qalaj iu ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa.

Në listën e Rusisë janë komandanti i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Tags: Fletarrestet e RusisëPolicia e Kosovesvladimir putin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyra e BE-së: Zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyra e BE-së: Zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën