Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Klubi nga Anamorava triumfoi me rezultat minimal 0-1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e këtij të fundit.
Golin e vetëm të takimit dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu e realizoi Robert Rrahmani.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e shtatë pikëve në tabelë, ndërsa Ferizaj mbetet në gjashtë pikë.