Sulmuesi Edin Xheko është rikthyer në Serie A të Italisë, pasi ka firmosur me skuadrën e Fiorentinës.
Boshnjaku, të enjten është zyrtarizuar te skuadra italiane, me të cilën ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit është për vitin e dytë.
Xheko tek Fiorentina është transferuar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Fenerbahçen, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Manchester City, Roma dhe Interi.
Përgjatë karrierës së tij në këto klube, Xheko 39-vjeçar ka shënuar në total 369 gola dhe ka bërë 153 asistime.