TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Finlanda dhe Suedia pritet të bëjnë kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO këtë muaj

nga tëvë1
10 Maj, 2022
0
A A
Finlanda dhe Suedia pritet të bëjnë kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO këtë muaj

 

Prej dekadash, edhe gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, Finlanda ka ruajtur një kurs të kujdesshëm neutraliteti, ndërsa NATO dhe Rusia përpiqeshin për epërsi në Evropë.

Por situata ka ndryshuar në harkun kohor të brenda pak muajve. Perfaqësues të qeverisë finlandeze i thanë Zërit të Amerikës se presin të aplikojnë zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO brenda dy javëve të ardhshme.

“Është e qartë se gjithçka ka ndryshuar që kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Ne duhet të marrim vendime bazuar në interesin tonë kombëtar. Cila është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e finlandezëve dhe të Finlandës? Ne jemi pjesë e Perëndimit dhe anëtarësimi në NATO është një lloj finalizimi i integrimit tonë perëndimor”, thotë Tytti Tuppurainen, Ministre e Finlandës për Çështjet Evropiane.

Mendimi i opinionit publik ka ndryshuar, që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Në fund të vitit të kaluar, një e katërta e popullsisë finlandeze u shpreh pro anëtarësimit në NATO. Sondazhi i fundit tregon se 76 për qind janë në favor të bashkimit me aleancën.

“Ne nuk mund të jetojmë si më parë me një fqinj kaq të paparashikueshëm. Ndaj NATO është mundësia e vetme si zgjidhje për sigurinë (tonë)”, thotë Pekka Luhta, banor i Helsinkit

“Nëse shikoni faktet gjeografike, ne jemi i vetmi vend evropian, jo anëtar i NATO-s, fqinj me Rusinë, që nuk është sulmuar deri më tani. Sipas meje kjo tregon dhe arsyen, pse ne duhet t’i bashkohemi (aleancës). Nuk i besoj shumë Rusisë”, thotë Sanna Allt, banore e Helsinkit.

Finlanda po shqyrton një aplikim të përbashkët për anëtarësim në NATO me Suedinë, e cila deri më tani ka mbajtur gjithashtu një status neutral. Aleanca e ka bërë të qartë se Finlanda dhe Suedia, janë mëse të mirëpritura dhe mund të anëtarësohen brenda disa muajsh.

Të dyja janë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Trupat e tyre ushtarake marrin pjesë rregullisht në stërvitjet e NATO-s dhe janë të afta të përfshihen në aktivitete luftarake në rajonin e Arktikut. Ato do të rrisnin ndjeshëm aftësitë e aleancës në Baltik dhe Evropën Veriore, ku Rusia ka një prani masive ushtarake.

“Do të ishte një grup i konsiderueshëm i kombeve nordike brenda aleancës në të ardhmen. Dhe kjo ka një kuptim. Së dyti janë aftësitë dhe njohuritë ushtarake. Mendoj se ne kemi një forcë moderne e të aftë mbrojtëse, që kemi ndërtuar ndër vite”, thotë Gjenerali Sami Nurmi (Ministria Finlandeze e Mbrojtjes).

Rusia ka kërcënuar me atë që e quan një “përgjigje teknike ushtarake” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, duke përfshirë dislokimin e armëve bërthamore në enklavën ruse të Kaliningradit. Por kërcënime të tilla bërthamore, mund të kenë prodhuar efektin e kundërt.

“Një kërcënim të tillë nuk e kemi parë as gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo është shqetësuese dhe një nga arsyet e qarta pse elita politike finlandeze po ndryshon mendim, se megjithëse mbrojtja e Finlandës mund të jetë e fortë, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë një sistem ​të fortë parandalues ​bërthamor. Mënyra e vetme për ta bërë këtë, është anëtarësimi në NATO”, thotë Charly Salonius-Pasternak, përfaqësues i Institutit finlandez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Para sulmit në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që NATO të tërhiqte forcat e saj nga Evropa Lindore. Në vend të kësaj, aleanca duket e vendosur të pranojë anëtarë të rinj.

“Ndryshimi rrënjësor i të menduarit mbi politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes nga ana e këtyre dy vendeve, brenda disa muajsh, sigurisht që duhet parë si një tjetër dështim strategjik i Putinit”, thotë analisti Salonius-Pasternak.

Për Finlandën dhe Suedinë, anëtarësimi në NATO do të përfaqësonte një ndryshim tejet të madh në këndvështrimin e saj strategjik.

Që kur shpalli pavarësinë nga Rusia në vitin 1917, Finlanda ka qenë një vend neutral. Por sulmi i Rusisë në Ukrainë ka nxitur një rishikim radikal të nevojave të saj mbi sigurinë, përballë kërcënimit të fqinjit të saj lindor./VOA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

Sulmet izraelite vrasin 58 palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin 58 palestinezë në Gaza

Osmani takon Merz, vlerëson mbështetjen e Gjermanisë

Osmani takon Merz, vlerëson mbështetjen e Gjermanisë

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit, kyç për zgjidhje afatgjata

Çka pas takimit me presidenten?

Gaxherri: Kurti në takimin me presidenten ka thënë se i ka “votat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin”

Daku shënon gol dhe humb një penallti, brenda 45 minutave

Daku shënon gol dhe humb një penallti, brenda 45 minutave

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X