TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Finalja e Champions/ Manchester City për tripletë, Interi gati për befasi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Finalja e Champions/ Manchester City për tripletë, Interi gati për befasi

Interi është gati të befasoi botën e futbollit duke e mposhtur Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja e Championsit mes Cityt dhe Interit, me të cilën ndeshje edhe mbyllet edicioni 2022/23 në futbollin evropian, do të luhet të shtunën prej orës 21:00 në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

City llogaritet favorit i madh përball Interit. City i Pep Guardiolas është në ndjekje të tripletës, pasi ka fituar titullin e kampionit të Premier Leagues dhe Kupën FA.

City ka fituar titullin e pestë në gjashtë vjet në Angli, ndërsa po e kërkon suksesin e parë në Champions. Megjithatë edhe Interi është në formë të mirë. I ka fituar 11 prej 12 ndeshjeve të fundit të luajtura në të gjitha garat.

Interi, i cili ka të fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, këtë edicion e ka siguruar Kupën dhe Superkupën e Italisë. Për trofeun e tretë të këtij edicioni, Interi do të bazohet në përvojën e fitoreve të vështira që i ka pasur këtë edicion.

Për Interin është finalja e parë në Champions prej vitit 2010, kur udhëhiqej nga Jose Mourinho. Nën drejtimin e Mourinhos, Interi atëbotë fitoi tripletën, përfshirë titullin dhe kupën e Italisë.

City me triumfin në Champions do të bëhej ekipi i dytë anglez që fiton tripletën, pas Manchester Unitedit në vitin 1999.

City është në finalen e dytë të Championsit në tre vjet. Në vitin 2021, skuadra e Pep Guardiolës pati pësuar nga Chelsea (1:0).

Përderisa City është në kërkim të trofeut të parë në Champions, Guardiola ka kohë që nuk ka triumfuar në garën kryesore të klubeve në Evropë. Ai ka dy trofe me Barcelonën, por të fundit në vitin 2011. Pas Barcelonës ai mori drejtimin e Bayern Munichut, por nuk arriti ta dërgonte ekipin bavarez drejt lavdisë evropiane. Dhe tani është vetëm një fitore larg nga suksesi i madh që po e presin të gjithë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria pa Uzunin në Ligën e Kombeve

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën