Grupi Punues për hartimin e koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile i ka përmbyllur punimet për këtë tekst.
Zëvendësministri Blerim Sallahu ka thënë se ky dokument është hap pararendës pas të cilit vjen hartimi i Kodit të Procedurës Civile, për herë të parë në Republikën e Kosovës.
“Prezantimi i draftit fillestar të Koncept Dokumentit, diskutimet në grup dhe avancimi i mëtejmë i këtij Koncept Dokumenti ishin aktivitetet gjatë punimeve të sotëm të grupit punues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.