TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Final 4” i Ligës Unike: Organizatorët premtojnë spektakël

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Final 4” i Ligës Unike: Organizatorët premtojnë spektakël

Final Four i Ligës Unike do të organizohet në Pejë. Të enjten është nënshkruar marrëveshja zyrtare ndërmjet Anëtares së Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushku dhe Drejtorit Sportiv të KB Peja, Arbër Elshani.

Dushku ka premtuar se, do të bëjnë çmos që ky organizim të jetë madhështor.

“Pasi është organizuar me sukses Final 8 i Kupës së Kosovës në Pejë, tashmë presim që edhe Final 4 i Ligës Unike të jetë sa më madhështor dhe për këtë kemi marrë premtim nga klubi pejan. Stafi i Ligës Unike do të angazhohet maksimalisht që gjithçka të shkojë sipas planit dhe adhuruesit e basketbollit të shohin spektakël në parket. Besoj se do të jetë angazhim për mrekulli”, ka thënë Dushku në konferencën për media, që u organizua në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, spektakël ka premtuar edhe Elshani.

“Ne vetëm do t’i rritim standardet që i kemi pasur në Final 8 Kupës së Kosovës. Kësaj radhe nuk kemi masa, andaj palestra do të jetë e stërmbushur me tifozë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet në vendosjen e skuadrave pjesëmarrëse dhe tifozëve. Sa për informatë, një biletë për të gjithë ndeshjet do të kushtojë 10 Euro, kurse vetëm për një ndeshje 5 Euro. Tifozët mysafirët i kanë ulëset e rezervuara dhe nuk besoj se do të jemi probleme. Besoj se do të jetë një organizim i jashtëzakonshëm, ashtu siç i ka hije Ligës Unike, një ligë që është shumë e rëndësishme, pasi bashkon klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur Elshani në konferencën për media.

Dushku në fund ka thënë se shpërblimi total për të gjitha skuadrat është 25 mijë Euro, ndërsa më pas u zbulua edhe Logo e Ligës Unike.

Orari

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta
20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë
20:30 Finalja

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Daliq largohet nga Kroacia

Daliq largohet nga Kroacia

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kryhen dy operacione të rralla

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Daliq largohet nga Kroacia

Daliq largohet nga Kroacia

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

KQZ certifikoi rezultatet – Këta janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën