TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fillon zyrtarisht protesta në Beograd

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Fillon zyrtarisht protesta në Beograd

Në orën 16:00 ka filluar zyrtarisht protesta në Beograd

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët kryesore të Beogradit pas thirrjes së studentëve.

Vuçiq: Jam i bindur që do ta përballojmë gjithë presionin dhe sulmet e ditës së sotme

Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhguar nga afër punimet e një kantieri ndërtimi EXPO dhe ka thënë që është i bindur se “ do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.

“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

“Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme”, ka thënë Vuçiq të shtunën.

Page 1 of 2

Pse po protestohet në Beograd?

Sot, po protestohet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protesta në Beograd është organizuar pas marsheve masive që janë organizuar nga studentët në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish, shkruan REL.

Mijëra studentë kanë mbërritur në Beograd në mbrëmjen e së premtes, pas një rruge të gjatë që kanë bërë prej rajoneve të ndryshme të Serbisë.

Rreth 10 ditë para protestës, një grup i quajtur “Studentët 2.0” është mbledhur në Parkun e Pionierit në Beograd, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.

Page 2 of 2

Protestat në Serbi – Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore serbe që t’i lejojnë gazetarët e huaj të hyjnë në vend dhe të kryejnë punën e tyre të papenguar.

Organizata tha se reagon pas raporteve se, dje dhe sot, gazetarë të caktuar nga Kroacia dhe Sllovenia janë penguar të raportojnë nga protestat në Beograd.

“Gazetares së RTL-së nga Kroacia, Iva Anzulloviq, sot iu ndalua hyrja në Serbi dhe u kthye nga pika kufitare me arsyetimin se përbënte kërcënim për sigurinë. Policia serbe ka penguar edhe hyrjen në vend të gazetarit slloven të POP TV-së, Marko Gregorac”, thuhet në deklaratë, shkruan REL.

Sipas saj, një ditë më parë, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike (ANEM) është informuar se së paku dy ekipe gazetarësh nga Kroacia janë penguar të hyjnë në Serbi.

“S’do të lejojmë të na privoni lirinë” – Nisin fjalimet e studentëve në Beograd

Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Në kuadër të protestës, tashmë studentët kanë filluar fjalimet e tyre që po mbahen në sheshin “Sllavia”.

Njëri nga studentët e parë që nisi protestën ka bërë thirrje që “zëri i tyre të dëgjohet”.

Ndërkohë gjatë fjalimit të studentes së dytë një grua u ngjit në skenë duke tentuar t’ia marrë mikrofonin.

“S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë”, ka thënë studentja gjatë fjalimit.

Tags: ProtestaserbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën