Kjo si vazhdimësi e aksioneve të mëhershme për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.
Në njoftim thuhet se “qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.
Deri më tash, janë arrestuar disa zyrtarë e afaristë për rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me lëshimin e lejeve dhe ndërtimin e vilave në Brezovicë.