TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon qarkullimi i ujit në bypass-in e Ibër-Lepencit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Fillon qarkullimi i ujit në bypass-in e Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur për Tëvë1 se punimet në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit janë në fazën përfundimtare, ku edhe mbrëmjen e sotme bypass-i do të jetë funksional.

Durmishi tha se bypass-i është përfunduar brenda një jave, dhe ka një rëndësi të madhe, pasi që mundëson që kompanitë t’i fillojnë punimet e sanimit të komplet kanalit.

“Për më pak se një javë është përfunduar komplet ky bypass. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ky devijim i ujit na mundëson që t’i fillojmë punimet për sanimin komplet të kanalit, pas shpërthimit që ka ndodhë para një jave. Për këtë është bërë një punë shumë e madhe edhe prej Ibër-Lepencit dhe prej kompanisë që është duke i realizuar punimet këtu. Një falënderim të posaçëm kam për këta punëtorë që po punojnë ditën edhe natën në kushte të vështira atmosferike, pa u ndalur asnjëherë që ne të kemi ujë të pandërprerë”, tha ai për televizionin.

Ai tha se funksionaliteti i bypass-it mundëson që uji të qarkullojë pa asnjë ndërprerje.

“Bypass-i do të funksionalizohet qysh sonte dhe nuk do të ketë më ndërprerje të ujit për asnjë moment, do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KRU-të edhe për KEK-un, në mënyrë që funksionalizimi i këtij bypass-i ta mundësojë edhe furnizimin e plotë me ujë për të gjitha nevojat e qytetarëve”, tha Durmishi.

Ndërsa, kryeshefi i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit, Faruk Mujka tha se qarkullimi i ujit tashmë nga bypass-i mundëson që të bie nivelit i ujit nëpër gyp me ç’rast mund të dihen edhe dëmet që i ka shkaktuar sulmi terrorist.

“Ne jemi në momentet e fundit të bypass-it për të cilin kemi folur gjatë këtyre ditëve. Pra, nga tani porta dalëse e ujit u vendos, prej këtij momenti uji ngadalë fillon të qarkullojë nëpër bypass dhe dalë e ngadalë bie niveli i ujit nëpër gyp me çka na mundësohet nga nesër së pari t’i vlerësojmë dëmet dhe pastaj pas vlerësimit të dëmeve edhe të ndërmerren hapat e nevojshëm për rehabilitimin e saj”, deklaroi Mujka.

I pyetur se me funksionimin e këtij bypass-it a do ketë reduktime të ujit, Mujka tha se përkundrazi vetëm do të ketë vëllim të nivelit edhe më të lart të ujit.

“Jo, veçse do të jetë edhe më shumë në favor të KEK-ut dhe të kompanive regjionale, sepse do të rritet vëllimi i ujit më lart”./teve1.info/

Tags: Faruk MujkaHysen DurmishiIbër-Lepenc
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

LVV fton qytetarët në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Tragjike në Gjirokastër, 15-vjeçari mbytet në pishinë

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën