TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon protesta e Policisë–Zeqiri: Nuk ndalen deri në realizimin e kërkesave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia ka nevojë për policë të rinj e trajnim të atyre aktual, thonë ekspertët

Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operative në Policinë e Kosovës, kanë protestuar në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre.

Fillimin e protestës e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Sipas tij, në protestë kanë hyrë rreth 40 punëtorë të cilët do ta vazhdojnë atë deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Ai ka sqaruar se në protestë po marrin pjesë mirëmbajtësit e automjeteve të Policisë, mirëmbajtës të objekteve, elektricistë etj.

“Kjo ka qenë një paralajmërim edhe më i hershëm edhe javën e kaluar. Konkretisht kemi të bëjmë me flotën operative të cilët bëjnë mirëmbajtjen dhe servilizmin e të gjitha automjeteve të Policisë së Kosovës. Gjithashtu ata bëjnë edhe bartjen kur ato mbesin në rrugë, do të thotë janë mbikëqyrës i të gjitha automjeteve në Policinë e Kosovës. Si dhe e kemi këtë pjesën tjetër, këta janë staf mbështetës apo shërbyes civil që bëjnë mirëmbajtjen e objekteve policore, mirëmbajtjen e objekteve dhe të gjitha pajisjeve përcjellëse të objekteve policore, duke filluar nga gjeneratorët, kemi elektricistë, specialist të elektros, specialist metalpunues, specialist të ujësjellësit, specialist të ngrohtores qendrore, specialist të elektros për gjenerator, specialist të klimave, specialist të makinerisë dhe të ndërtimit”, tha ai.

Zeqiri theksoi se edhe përkundër premtimeve qe gjashtë muaj nuk janë realizuar kërkesat e tyre për lartësinë e koeficientit në bazë të profesionit që kanë.

Zeqri ka bëtë të ditur se një grup punues është marrë me këtë çështje, për çka kanë qenë të njoftuar edhe Qeveria e Ministria, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Për këtë thotë ai është rritur mllefi te punëtorët të cilët janë të vendosur në realizmin e kërkesave të tyre.

“Të gjithë këta që dje me kanë njoftuar se do të protestojnë në vendin e punës për arsye të pakënaqësive dhe të mos realizimit të premtimeve nga Ministria e cila që gjashtë muaj ka premtuar se do të bëhet se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficient të këtyre kategorive të punëtoreve të cilët padrejtësisht kanë mbetur koeficient të ulët dhe nuk janë marrë parasysh profesionet e tyre për punën që e bëjnë. Ka qenë i formuar edhe një grup punues bazuar në kërkesat e ministrisë dhe të vendimit nga kryeministri Kurti që të bëhet rishikimi dhe përmirësimi i atyre vendeve të punës ku nuk janë klasifikuar ashtu siç duhet. Tani kaloj më shumë se gjashtë muaj nga implementimi i ligjit të ri të pagave që të dy këto grupe, por edhe në sa i përket punës së defekteve apo mangësive që jemi dëmtuar me ligjin e ri të pagave na është premtuar se këto do të kryhen shumë më herët”, tha ai. /EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

​Deputeti i LDK-së mbështet aksionin e Qeverisë në Ujman: Ligj dhe shtet për çdo qytetar

​Deputeti i LDK-së mbështet aksionin e Qeverisë në Ujman: Ligj dhe shtet për çdo qytetar

Akuzohet për tentimvrasje të një 16-vjeçareje në Vushtrri, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

Akuzohet për tentimvrasje të një 16-vjeçareje në Vushtrri, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

City i kërkon Realit 100 milionë euro për Rodrin

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

​Deputeti i LDK-së mbështet aksionin e Qeverisë në Ujman: Ligj dhe shtet për çdo qytetar

​Deputeti i LDK-së mbështet aksionin e Qeverisë në Ujman: Ligj dhe shtet për çdo qytetar

Dukagjini gati për duelin me Luganon

Dukagjini gati për duelin me Luganon

Akuzohet për tentimvrasje të një 16-vjeçareje në Vushtrri, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

Akuzohet për tentimvrasje të një 16-vjeçareje në Vushtrri, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën