tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Fillon protesta e OVL-UÇK-së

tëvë1 nga tëvë1
15/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ka filluar grumbullimi i qytetarëve në protestën e thirrur për sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës, raporton teve1.info.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kjo protestë organizohet për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit të EULEX-it, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, me ç’rast kanë sekuestruar telefonat e disa ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre.

Protesta po mbahet para objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX dje ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha. Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personalë ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu./teve1.info./

Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare të përkrahur nga Beogradi

24/09/2023

Bashkimi nis mbarë, fiton në Suharekë ndaj Yllit

24/09/2023

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.