TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon plazhi në Durrës e Shëngjin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fillon plazhi në Durrës e Shëngjin

Këtë fundjavë bregdeti i Durrësit është tejmbushur me pushues vendas dhe të huaj, të cilët po shijojnë motin e ngrohtë dhe rrezet e diellit.

Operatorët turistikë thonë që rezervimet kanë qenë të shumta kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe turistët gjermanë e suedezë.

“Fatmirësisht dhe koha ka qenë e mirë dhe fluksi ka filluar që ditën e Bajramit. Përveç turistëve të huaj që në Durrës po shtohen çdo ditë, ka pasur dhe turistë nga Kosova të cilët kanë preferuar Shqipërinë për të kaluar fundjavën. Këtu e gjejnë veten më mirë se në çdo vend tjetër. Ka dhe një fluks të turistëve gjermanë e suedezë. Kanë filluar të vijnë edhe në pranverë”, tha Blerina Norja, operator turistik.

Turistët dhe vizitorët shprehen se po kalojnë një fundjavë ndryshe.

“Është hera e parë që vij në Durrës. Më pëlqen këtu, është shumë bukur. Çmimet janë të mira dhe njerëzit miqësor. Është një qytet i bukur.”

“Temperaturat dhe uji shumë mirë. Ne kemi filluar të marrim rreze që në Shkurt.”

“Durrësi shumë qytet i bukur, më pëlqen shumë. Të Shtunave e të Dielave dalim, të gjitha rrugët janë plot.”

Tashme Durrësi prej vitesh mbetet një destinacion i pëlqyer jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët me kombësi të ndryshme.

Edhe në Shëngjin nuk kanë munguar vizitorët e shumtë në këtë fundjavë të ngrohtë Prilli. Kjo perlë e Adriatikut, preferohet për qetesinë, pastërtinë dhe çmimet e favorshme.

“Vend shumë i bukur, i pastër, me gjitha të mirat. Pritja është në nivel, gjithçka është në rregull.”

“Një vend shumë i bukur, i mirë për ta vizituar. Temperaturat janë mesatare, mjaft të mira.”

“Ku ka si Shëngjini, vetëm emri është shërues! Lëri të tjerat…”

Me përmirësimin edhe të kushteve akomoduese, por edhe ofrimin e çmimeve tejet konkurruese,duket se bizneset në Lezhë kanë gjetur çelësin e suksesit për tërheqjen e turistëve dhe promovimin e vendit edhe jashtë kufijve./tvklan.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

Arrestohet një person për të shtëna me armë në Leposaviq

Tre persona në Prishtinë dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj

Gruaja denoncon në polici burrin dhe vjehrrin në Gjakovë

Policia shqipton mbi 2,100 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Raportohet zhdukja e një vajze në Vushtrri

Raportohet zhdukja e një vajze në Vushtrri

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Caparc të Prizrenit

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Caparc të Prizrenit

Burri sulmon fizikisht bashkëshorten në Prishtinë dhe arratiset

Burri sulmon fizikisht bashkëshorten në Prishtinë dhe arratiset

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën