TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Fillon periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 8 nëntor.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë e votimit është e vlefshme vetëm për 29,712 shtetas të Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Votuesit e regjistruar do të mund të votojnë për kryetarët e komunave që janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve, bazuar në rezultatet ende të pacertifikuara.

“Këta votues i takojnë komunave, të cilat, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, si: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49)”, thuhet në njoftim.

KQZ thekson se ka filluar procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për t’u siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, sipas të cilave KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime, KQZ ka përgatitur pakot për secilin votues të regjistruar, e cila përmban fletëvotimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës. Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës. Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së. Në shumicën e këtyre zarfeve, KQZ ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në shtetin përkatës të votuesit të regjistruar. Në rastet kur adresa nuk është shënuar nga KQZ, votuesi duhet ta shënojë njërën nga adresat e kutive postare të KQZ”, bëhet e ditur në njoftim.

KQZ ka filluar dërgimin e pakove në disa shtete, dhe shërbimet postare do t’i dërgojnë ato te votuesit në adresat e regjistruara gjatë periudhës së regjistrimit.

“Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër”, theksohet në njoftim.

Tags: balotazhvotimi me postezgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një puntor pasi bie nga një objekti në lagjen Veternik të Prishtinës

Vdes një puntor pasi bie nga një objekti në lagjen Veternik të Prishtinës

14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë

14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë

Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj

Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

E goditi viktimën me mjet pune, i dyshuari dërgohet në mbajtje

U vërshëllye nga tifozët e Atleticos, Julian Alvarez ia hap derën Arsenalit

U vërshëllye nga tifozët e Atleticos, Julian Alvarez ia hap derën Arsenalit

Harry Kane shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Gjermani, lë pas Olise dhe Undav

Harry Kane shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Gjermani, lë pas Olise dhe Undav

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

E goditi viktimën me mjet pune, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën