TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fillon ndërtimi i 204 shtëpive në katër komunat veriore, përfituesit thonë se tash e 25 vite jetuan me qera

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Fillon ndërtimi i 204 shtëpive në katër komunat veriore, përfituesit thonë se tash e 25 vite jetuan me qera

Pas arritjes së memorandum bashkëpunimi midis ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit” të premtën filloi ndërtimi i 204 shtëpive në katër komunat veriore. Tre të parët që janë përzgjedhur nga lista përfituese thanë se ndjehen të lumtur që do të kthehen në shtëpitë e reja pas 20 vitesh, ata u vizituan nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Halil Kastrati. Ministri Krasniqi tha për Tëvë1 se shume shpejt pritet të përfundojnë 104 shtëpitë që ndërtohen nga dikasteri i tij, ndërsa 100 të tjera nga Halil Kastrati i cili tha se ky është një bashkëpunim i nevojshëm për banorët e komunave veriore.

Ndalesën e parë e bënë në biznesin e shqiptarëve të hapur së fundi në sheshin “Car Lazar”.

Kështu të premtën, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” e nisën ditën në Mitrovicë të Veriut.

Vizita e tyre u bë me rastin e fillimit të ndërtimit të 204 shtëpive të reja, që pritet të ndërtohen në katër komunat veriore, 104 nga ministria e Pushtetit Lokal dhe 100 sosh nga “Jetimat e Ballkanit”

Tre përfituesit e listës së parë u vizituan nga ministri Krasniqi, Halil Kastrati dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Dy të parët nga Lagjia e Boshnjakëve u shprehën të lumtur pasi që do të bëhen me shtëpi të reja.

“Jetimat e Ballkanit kanë marrë përsipër me i ndërtua 100 shtëpi të shqiptarëve këtu në veri, te neve, shoqata jonë je përzgjedhur për shtëpinë me ta ndërtua kështu që përhajër të qoftë”, ka thënë kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

“Kjo është shumë e mirë, është e mirëseardhur për neve, Zoti i shpërbleftë shumë faleminderit prej tyre,”, ka deklaruar përfituesi i shtëpisë në veri.

Ngjashëm përfitoi edhe një banor i kësaj zone.

“Zoti ju shpërblefteë juve dhe qeverinë që e keni marrë këtë iniciativë, që na kane lehtësuar kogja shumë sidomos për veri, që ka pas nevoje dhe besoj që ka”, ka thënë banori.

E ministri Elbert Krasniqi tha se falë këtij memorandumi, po përfundojnë shtëpitë në katër komunat veriore për ata që 25 vite nuk patën mundësi të kthehen në veri.

“Ky memorandum na ka mundësuar me i ndërtua edhe ato 100 shtëpi të tjera të cilat kanë qenë jashtë planifikimit buxhetorë të ministrisë. Qeveria po i ndërton 104 shtëpi, shoqata “Jetimat e Ballkanit” 100 shtëpi me këtë memorandum po i përfundojmë të gjitha shtëpitë. 01:51 “ Unë jam shumë i lumtur për faktin që po kemi mundësi me iu ndihmua qytetarëve të cilët për 25 vite nuk kanë pasë mundësi të kthehen në vendin e tyre. Rasti këtu është ndryshe meqë kanë jetuar në lagjën e Boshnjakëve”, deklaroi Krasniqi.

Një e tillë do të ndërtohet edhe këtu në lagjën e Kroi Vitakut.

“I kemi ndërtua këtu 20 shtëpi prej programeve të qeverisë, juve ju ka zgjedhur programi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka thënë Krasniqi.

“ Shumë mirë, se 20 vite kam ndejtë me qera. Veprimet e qeverisë shumë e mirë, duhet me ndërtua ma shumë shtëpia”, ka thënë përfituesi i shtëpisë.

Shtëpi të reja do të ndërtohen për komunitetet pakicë edhe në komunat, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën