TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Fillon dëshminë Demush Krasniqi, ZPS: Ishte i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati

nga tëvë1
11 muaj më parë
0
A A
Fillon dëshminë Demush Krasniqi, ZPS: Ishte i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 89-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Demush Krasniqi i cili mban kodin 03885 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori, i njëjti kishte qenë i pranishëm kur ishin liruar Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

“Dëshmitari 03885 u kyç në njësitin Lumi në Balincë të Malishevës rreth majit të 1998-ës. Më pas, shërbeu si anëtar i Policisë Ushtarake në Brigadën 122 përfshirë edhe Zonën e Dragobillës. Dëshmitari 03885 ka qenë në Dragobillë me Fehmi Kryeziun dhe Skënder Hotin kur një veturë me shenja të UÇK-së  mbërriti me dy ushtar që u prezantuan si pjesëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe i kërkuan dëshmitarit 03885 dhe të tjerëve të shkonin dhe të thërrisnin dy persona që të merrnin pjesë në një mbledhje me OSBE-në. Dëshmitari  03885 dhe të tjerët morën Jakup Kastratin dhe Cen Deskun nga një takim dhe i shoqëruan tek vetura. Kastrati dhe Desku hyn në veturë. Një veturë tjetër u shfaq më pas dhe të dyja veturat u larguan së bashku. Dëshmitari  03885 ka qenë i pranishëm kur Kastrati, Desku dhe të tjerët u liruan rreth një muaj pasi i kishin marrë prej Dragobillës”, tha prokurori.

Tutje, prokurori tha se Krasniqi do të jep dëshmi edhe sa i takon rolit të tij në UÇK, vijave të raportimit të njësive të UÇK-së etj.

“Dëshmitari  03885 po ashtu jep informata sa i takon rolit të tij dhe të tjerëve në UÇK si dhe konstruktuarës, veprimtarive, kompetencave dhe Zonave të Përgjegjësisë dhe vijave të raportimit të njësive të UÇK-së përfshirë njësitin Lumi, Brigadën 121 dhe 122 si dhe njësitë e Policisë Ushtarake të UÇK-së”, tha prokurori.

“I qëndroj mbrapa”, tha dëshmitari kur u pyet se deklaratat që ka dhënë për Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe ZPS-në a pasqyrojnë realitetin.

Tutje, dëshmitarit iu tha se në deklaratën për Prokurorinë kishte thënë se kur u kyç në Policinë Ushtarake ia dhanë një mantel të zezë me një emblemë.

Ai pohoi se iu ishte dhënë një kartelë që tregonte se ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas kësaj, iu prezantua nja fotografi për të cilën dëshmitari tha se ngjasonte me kartelën që ai e kishte.

Në prova materiale u pranuan të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për autoritetet e hetuesisë.

Para se të fillojë dëshminë e tij, Demush Krasniqi kërkoi nga gjyqtari fjalën duke thënë se dëshiron që të prezantoj një rregull të familjes se tij.

“Dua të ua prezantoj një rregull të familjes sime a bën?. Ngjarje familjare…”, tha dëshmitari.

Për këtë, kryegjyqtari Charles Smith III tha se nuk ka kundërshtime por ta bëjë këtë gjë pasi t’i përfundojë prokuroria pyetjet e tyre.

“Nuk kemi kundrështim, por të mbarojë Prokuroria me pyetjet dhe pasi të përfundojë prokurori mund ta bëni deklaratën tuaj”, tha kryegjyqtari.

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas rreth gjysmë dite e që nga kjo kohë, gjysmë ore i ka kërkuar Prokuroria për pyetjet e veta. Ndërsa, mbrojtja ka parashtruar se i duhen rreth dy orë e 30 minuta për kundërpyetje.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se ka ndryshime në orarin e seancës të se enjtes. Ai tha se pushimin e drekës do ta bëjnë vetëm për një orë duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 14:00 e që seanca e pas pushimit do të zgjasë vetëm deri në orën 15:00.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Hashim Thaçit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Gjendet pa shenja jete një 64 vjeçar në Gjilan

“Ditari”- 04.08.2025

“Ditari”- 04.08.2025

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë

Alarmohet Shqipëria, Broja me probleme muskulore

 Detaje nga kontrata e re e Armando Brojës

Shawn Mendes falënderon Dua Lipën dhe Sunny Hill, poston fotografi duke e bërë dikush shqiponjën

Shawn Mendes falënderon Dua Lipën dhe Sunny Hill, poston fotografi duke e bërë dikush shqiponjën

Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

FBK me reagim pas ofendimeve të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve

Mijëra punëtorë të Boeing që prodhojnë avionë luftarakë hyjnë në grevë

Mijëra punëtorë të Boeing që prodhojnë avionë luftarakë hyjnë në grevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X