Për herë të parë kanë filluar sot shërbimet laparaskopike në Klinikën e Urologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia ishte për vizitë në këtë Klinikë, ku theksoi se do të punojë edhe për zgjerimin e shërbimeve të tjera, përcjell teve1.info
“Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çkado që keni nevojë për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore. Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera. Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik”, ka deklaruar ai, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.