TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Filharmonia e Kosovës, koncert në nderim të Rexho Mulliqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Filharmonia e Kosovës, koncert në nderim të Rexho Mulliqit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se për ta shënuar vjetorin e lindjes së kompozitorit, Rexho Mulliqi, Filharmonia e Kosovës do të organizojë koncert të premten mbrëma nga ora 20:00.

Njëherit, kanë bërë të ditur se në këtë koncert, në rolin e solistit do të rikthehet edhe mjeshtri i Filharmonisë, Visar Kuçi.

“Po shënohet një përvjetor i rëndësishëm në muzikën artistike të Kosovës, 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982). Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00. Për të nderuar figurën e Mulliqit, Filharmonia shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e njërit prej kompozitorëve më eminent shqiptar.  Po ashtu në këtë koncert në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Po ashtu, kanë treguar plan programin e këtij koncerti, derisa kanë bërë të ditur emrat e atyre që do të përformojnë, raporton teve1.info.

“Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj në bashkëpunim me Dam Festival dhe International Piano Competition “Pianisti i Ri”-“The Young Pianist”-Kosovo, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022” Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier”, kanë shkruar tutje./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën