TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Figura misterioze, kush foli për kosovarët në Moskë?

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Figura misterioze, kush foli për kosovarët në Moskë?

Pas vizitës së delegacionit të kryesuar nga Bob Dole në Prishtinë, amerikanët në fund të gushtit të vitit 1990, vazhduan për në Moskë ku morën pjesë në një konferencë botërore për të drejtat e njeriut. Por, këtu kishte ndodhur një ngjarje e pazakontë. Dikush ishte paraqitur, madje kishte mbajtur edhe fjalim në emër të përfaqësuesit kosovar, Gazmend Pulës. Ky i fundit për Tëvë1 ka zbuluar detajet e asaj që ndodhi 34 vjet më parë.

Më 29 gusht të vitit 1990, një delegacion i rëndësishëm arriti në Kosovë.

Gjashtë burrave amerikanë, po iu printe senatori Bob Dole.

Këta u takuan me delegacionin shqiptar në zyrat e “Hotel Grand”-it në Prishtinë.

E nga afër panë edhe dhunën që forcat serbe po ushtronin mbi shqiptarët.

E nga Prishtina, Bob Dole me amerikanët e tjerë u nisën për në Moskë.

Në kryeqytetin rus, do të merrnin pjesë në një konferencë botërore për të drejtat e njeriut.

E shqiptarët atje, u përfaqësuan nga kryetari i komitetit kosovar të Helsinkit, Gazmend Pula.

Por, një ngjarje e pazakontë, ndodhi pak minuta para se Pulës t’i vinte radha për të folur.

Këtij iu tha se ai tashmë e kishte kryer fjalimin.

“Me agjendë unë isha e paraparë me dal me thënë fjalën time, në konferencën botërore për të drejtat e njeriut në Moskë, ishte e caktuar me orë. Para asaj ore dola të takohesha më disa kolegë dhe kur u ktheva pas gjysmë ore. Kur më erdhi radha për të folur, më tha kryesuesi i sesionit, Z.Pula ju e keni kryer fjalimin tuaj. I thashë si e kam kryer, unë posa erdha? Thotë ishte personi i cili u prezantua si Gazmend Pula, kryetar i komitetit kosovar të Heslinkit, që e mbajti fjalimin”, ka thënë Pula.

Por, kush ishte personi që foli për gjendjen e kosovarëve, në këtë konferencë botërore?

“Figurë misterioze, sigurisht e deleguar nga shërbimet sekrete. Nuk e takova asnjëherë dhe nuk e dija as cili ishte, por kishte dalë e kishte llomotitur pa taksë pa pullë, gjera që nuk e përfaqësonin realitetin e kundër nga ai i hidhur kosovar”, deklaroi Pula

Por, Pula e dinte mirë se në çfarë situate po kalonin kosovarët nën regjimin serb.

Për këtë nuk u dorëzua.

Unë mandej pata rast dhe dola e dhashë tablonë të shkeljeve dhe represionit serb mbi popullin shqiptar për vetëvendosje, me dhunë nga të gjitha segmentet e dhunës që mund të aplikoj shteti (duke filluar) nga përzënia e të gjithë punëtorëve nga puna”, tha ai

Ndryshe, Gazmend Pula ishte pjesë edhe e delegacionit kosovar të kryesuar nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, që në Prishtinë u takua me delegacionin amerikan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Auto Draft

Të dielën në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 36°C

Auto Draft

Të dielën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Auto Draft

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Auto Draft

Të dielën në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 36°C

Auto Draft

Të dielën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Auto Draft

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Gushti nis me fluks rekord, mijëra vetura nga diaspora hyjnë në Kosovë

Gushti nis me fluks rekord, mijëra vetura nga diaspora hyjnë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën