TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fidan: Qëllimi përfundimtar është armëpushimi Rusi-Ukrainë që do t’i hapë rrugën paqes

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Fidan: Qëllimi përfundimtar është armëpushimi Rusi-Ukrainë që do t’i hapë rrugën paqes

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i bisedimeve Rusi-Ukrainë është një armëpushim që do të hapë rrugën për paqe, raporton Anadolu.

Duke folur në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë në Stamboll, ku organizohet raundi i tretë i bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, Fidan tha se Turqia si ndërmjetësuese e bisedimeve do të vazhdojë të përmbushë rolin e saj.

“Shkëmbimin e memorandumeve, që pasqyrojnë perspektivat e palëve mbi një armëpushim dhe paqe në raundin e dytë të bisedimeve, ne e konsiderojmë një zhvillim të rëndësishëm”, tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke shprehu shpresën se në këtë raund bisedimesh palët do të angazhohen në konsultime thelbësore dhe të orientuara drejt rezultateve mbi memorandumet që shkëmbyen më parë.

Dy raundet e para u mbajtën më 16 maj dhe 2 qershor, po ashtu në Stamboll. Të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë të burgosur shtesë lufte, duke i dhënë përparësi më të rinjve dhe më të plagosurve rëndë, si dhe të kthejnë nga secila palë trupat e 6 mijë ushtarëve.

Moska dhe Kievi po ashtu shkëmbyen memorandume që përshkruanin vizionet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit që ka vazhduar që nga shkurti i vitit 2022.

Në raundin e tretë, delegacioni i Rusisë kryesohet nga ndihmësi presidencial, Vladimir Medinsky, ndërsa delegacioni i Ukrainës kryesohet nga kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 100 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Republikën e Afrikës Qendrore

Të paktën 100 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Republikën e Afrikës Qendrore

Përplasen dy varka me turistë në Liqenin e Komanit, 5 të lënduar

Përplasen dy varka me turistë në Liqenin e Komanit, 5 të lënduar

Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëron që ish-kryeministri Imran Khan të transferohet në spital nga burgu

Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëron që ish-kryeministri Imran Khan të transferohet në spital nga burgu

I dërguari i SHBA-së: Sulmi izraelit në Siri rrezikoi përshkallëzim të drejtpërdrejtë me Turqinë

I dërguari i SHBA-së: Sulmi izraelit në Siri rrezikoi përshkallëzim të drejtpërdrejtë me Turqinë

KB Vëllaznimi prezanton amerikanin e radhës

KB Vëllaznimi prezanton amerikanin e radhës

Rritja e çmimit të naftës, Mulaj: Qeveria Kurti nuk e ka fokusin tek sfidat ekonomike

Rritja e çmimit të naftës, Mulaj: Qeveria Kurti nuk e ka fokusin tek sfidat ekonomike

Një trajner kroat për hendbollistet e Kosovès

Një trajner kroat për hendbollistet e Kosovès

“Planin e bëri Halili” – Rrëfimi i dhimbshëm i babait të njërit prej nxënësve të vrarë në Gllogjan

“Planin e bëri Halili” – Rrëfimi i dhimbshëm i babait të njërit prej nxënësve të vrarë në Gllogjan

Rrënimi i pesë objekteve në Raskoc, Pacolli: Po lirojmë pronat publike nga uzurpimet

Rrënimi i pesë objekteve në Raskoc, Pacolli: Po lirojmë pronat publike nga uzurpimet

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

“Kandidatët konsensualë” s’duan të bëhen president

Arrestohet zyrtari policor i përfshirë në aksidentin që përfundojë me fatalitet

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet se sulmoi dhe kanosi disa të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën