TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FFK-ja vendos, Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 5 shkurt 2026

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
FFK-ja vendos, Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 5 shkurt 2026

Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, të mbahet më 5 shkurt 2026.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, përmbyllja e vitit 2025, përgatitjet për procesin zgjedhor, si dhe pika të ndryshme.

“Në lidhje me procesin zgjedhor, KE i FFK-së konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore në regjione janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë. Në këtë kuadër, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të mbahet më 5 shkurt 2026”, shkruan në vendimin e KE të FFK-së.

Duke folur për vitin 2025, presidenti Agim Ademi, theksoi se ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në të gjitha segmentet, me arritje historike për futbollin e Kosovës. Ai vlerësoi se viti është përmbyllur shumë mirë, si në aspektin organizativ të Federatës, ashtu edhe me rezultatet e arritura nga Kombëtarja A dhe klubet kosovare në arenën evropiane.

Presidenti Ademi potencoi rëndësinë e dy ndeshjeve të ardhshme të ‘play-off’-it të Kombëtares, duke theksuar se përqendrimi i plotë duhet të jetë në ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë, me shpresën që Kombëtarja do të jetë në formën optimale në muajin mars dhe do t’i kalojë me sukses edhe këta dy hapa për të realizuar ëndrrën e shumë gjeneratave për paraqitjen e parë historike në Kupën e Botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën