TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FFK-ja reagon ndaj KAS-it, paralajmëron largimin  nga KOK-u

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
FFK-ja reagon ndaj KAS-it, paralajmëron largimin  nga KOK-u

Një ditë pas vendimit të Këshillit për Arbitrazh Sportiv në favor të FC Prishtinës, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.

Në reagimin e FFK-së, thuhet se vendimi i KAS-it që funksionon në kuadër të KOK-ut, përmban parregullsi të shumta ligjore e procedurale.

FFK-ja, aludon se vendimi nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e KAS-it, por vetëm nga Jehona Shyti, Eroll Salihu dhe nga një anëtar tjetër, të cilin e ka emëruar Prishtina.

Sipas FFK-së, kjo përbën konflikt interesi pasi Eroll Salihu që është i përfshirë në akuza ndaj këtij institucioni dhe është në procedura gjyqësore kundër tij, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, Jehona Shyti.

“Fillimisht, vendimi i KAS-it nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij. Këtë vendim nuk e ka nënshkruar z. Fisnik Salihu, i cili është anëtari më i kualifikuar për interpretime ligjore në arbitrazh sportiv në kuadër të këtij paneli. Kjo e bën të qartë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë anëtarëve të panelit dhe reflekton mosmarrëveshje të brendshme”, shkruan FFK.

FFK-ja, i bën thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë me kujdes këtë vendim dhe të shfaqin qartazi përkushtimin e tyre ndaj parimeve të drejtësisë sportive.

“FFK-ja, në ditët në vijim, do të adresojë këtë vendim pranë institucioneve të drejtësisë në Kosovë përmes një Padie dhe Kallëzimi Penal, si dhe do të njoftojë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. Ky veprim synon të parandalojë që individë brenda KAS-it të Komitetit Olimpik të Kosovës të abuzojnë me autorizimet ligjore për qëllime të hakmarrjes ndaj ish-punëdhënësve të tyre dhe për të mbrojtur integritetin e drejtësisë sportive në vend”, vazhdon reagimi i FFK-së.

Në fund, FFK-ja ka paralajmëruar se nëse njëanshmëria dhe mugesa e objektivitetit do të vazhdojnë, atëherë do ta shqyrtoj seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u, me qellim që të mbrojë parimet e drejtësisë dhe zhvillimit të drejtë të futbollit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pasi arrin shifrën e 50 golave me Madridin, Mbappe pranon presionin

Mbappe vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Wimbledon: Sabalenka ndaj Rybakinas në finalen e Melbournet

Wimbledon: Sabalenka ndaj Rybakinas në finalen e Melbournet

Mbappé i zemëruar me bashkëlojtarët: Kështu nuk fitohet Championsi

Mbappé i zemëruar me bashkëlojtarët: Kështu nuk fitohet Championsi

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Emir Sahiti huazohet në Izrael, te Maccabi Tel Aviv

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

“Ditari” 29.01.2026

“Ditari” 29.01.2026

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Bajrami: Rritja e energjisë ka efekt multiplikues dhe dëmton qytetarët

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën