Në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që është duke u mbajtur me qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri dhe organeve të reja të Federatës, u raportua edhe për punën gjatë vitit 2025, dhe për buxhetin për vitin 2026.
24 milionë e 985 mijë euro është buxheti i vitit 2026, që është një rritje prej 11 milionë euro më shumë.
Në prezantimin e buxhetit dhe raportit financiar, nga Agim Gashi përgjegjës për financa në FFK, u bënë të ditura detajet për planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit gjatë vitit 2026.
Përmbi 6 milionë euro nga ky buxhet do të shkoj për paga për rreth 1320 punëtorë sipas kryetarit të FFK-së.
Vetëm për ekipin e parë të Kombëtares janë të parapara të shpenzohen mbi 1.5 milionë euro, ndërsa në total për ekipet kombëtare të të gjitha grupmoshave në të dy gjinitë, është paraparë të shpenzohen përmbi 3 milionë euro.









