TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Fetoshi: Shqiptarët e Luginës të mobilizohen që të dalin masivisht në zgjedhje

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Nga fundjava e kaluar Kosova ka hyrë në një fazë kritike të zgjidhjes finale me Serbinë

Profesori universitar, Arben Fetoshi, e konsideron të rëndësishme që shqiptarët në Luginën e Preshevës të jenë të unifikuar dhe të mobilizohen që të marrin pjesë masivisht në procesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë një përfaqësim sa më të madh të mundshëm në Parlamentin e Serbisë.

Ai konsideron se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi rikonfirmon se politika serbe ka mbetur peng i së kaluarës, pasi pozita dhe opozita serbe kanë keqpërdorur sërish Kosovën për të nxitur mobilizimin e elektorateve me qëllim të përfitimit të sa më shumë votave.

Fetoshi thotë se mënyra e të bërit fushatë elektorale, dëshmon faktin se Serbia vazhdon me lojërat e vjetra, duke mos vepruar asgjë në kuadër të marrëdhënieve fqinjësore.

“Kjo natyrisht që është lajm i keq, jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin për shkak se edhe një herë dëshmon që Serbia vazhdon me lojërat e vjetra, vazhdon me politikën e vjetër dhe nuk bën kthesën e domosdoshme për të shikuar përpara në marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe në perspektivën paqësore të popujve të rajonit”, tha Fetoshi.

Fetoshi derisa potencon se faktori politik shqiptar në Serbi në të kaluarën ka qenë i ndarë, për çka thotë se kjo i ka kushtuar me përfaqësim minimal në parlamentin e Serbisë, u bëri thirrje shqiptarëve për mobilizim për t’iu përgjigjur procesit zgjedhor.

Profesori universitar shton se përgjigjja e sa më shumë votuesve shqiptarë në zgjedhjet e nesërme, do të ndikojë në përfaqësimin siç e quan ai sa më të madh të mundshëm në Parlamentin e Serbisë.

“Për fat të keq, faktori politik shqiptar në Serbi në të kaluarën ka qenë i ndarë dhe kjo i ka kushtuar me përfaqësim minimal në Parlamentin e Serbisë, e natyrisht që një përfaqësim sa më i madh i shqiptarëve do të ishte me rëndësi në kuptim të zërit politik të shqiptarëve në institucionin më të rëndësishëm të Serbisë”, tha Fetoshi për KP.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi do të marrin pjesë dy lista të shqiptarëve “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqipërim Arifi.

Tags: Arben FetoshiLugina e PreshevesParlamenti i Serbisë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Me vetëm 10 anëtarë, KQZ nuk mund të certifikojë asgjë

Haxhiu: Me vetëm 10 anëtarë, KQZ nuk mund të certifikojë asgjë

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të lartë

Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të lartë

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

​OVL-UÇK: Raporti i organizatës britanike, rikonfirmim i shkeljeve të të drejtave themelore në Hagë

Gjini: Jam i propozuar për kandidat për kryeministër dhe bartës liste i AAK-së

Gjini: Jam i propozuar për kandidat për kryeministër dhe bartës liste i AAK-së

Ndalohet një person ku humbi jetën punëtori që e zuri kamioni në vendin e punës në Gjakovë

Ndalohet një person ku humbi jetën punëtori që e zuri kamioni në vendin e punës në Gjakovë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Dhuna vazhdon në Gaza: Të paktën tre të vrarë në sulmin e fundit izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën