TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fetahu: Propozimi evropian, marrëveshja më e mirë në kuadër të kontekstit aktual të dialogut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fetahu: Propozimi evropian, marrëveshja më e mirë në kuadër të kontekstit aktual të dialogut

Arbër Fetahu, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike vlerëson se dakordimi i mbrëmshëm për propozimin evropian e sjell një raport të ri ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Fetahu thotë se elementet e marrëveshjes tregojnë për në njohje de fakto të Kosovës nga Serbia.

“Kosovës dhe Serbisë i sjell një raport të ri ndërshtetëror që nuk është i etabluar me njëfarë njohje de jure por ka njëfarë lloj njohje de fakto dhe njihet ekzistenca e Kosovës në kuptimin e politikës së jashtme edhe formalisht nga Serbia apo të paktën nuk pengohet rrugëtimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare siç është bërë për vite të tëra nga Serbia sepse janë disa nene dhe garanca që e bëjnë këtë”.

“Besoj që me nenet 1, 2 dhe 3 ku thuhet se të dyja palët do të udhëhiqen nga parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku të dyja palëve u njihet sovraniteti dhe integriteti territorial, ku thuhet se të dyja palët nuk e pengojnë njëra-tjetrën për t’u anëtarësuar. E kemi edhe pjesën e dokumenteve, vulat doganore, pasaportën. Një prej elementeve në të drejtën ndërkombëtare, kur një shtet e njeh pasaportën ndonëse nuk ka notë verbale të njohjes llogaritet në njëfarë formë si njohje de fakto. Normalisht që ka mundësi për interpretime se a është njohje de fakto klasike”, ka thënë Fetahu në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Duke folur për deklaratat e BE-së se marrëveshja nuk nënkupton njohje de fakto pasi misioni i BE-së është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ai ka thënë se vet normalizimi interpretohet ndryshe nga palët.

“BE-ja përsëri është duke luajtur atë rolin e ambiguitetit sepse normalizim për neve është njohja de fakto, për Serbinë është ajo që e ka mbajtur ende Kosovën brenda Kushtetutës, ndërsa për BE-në është normalizim vet arritja e marrëveshjes”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas tij në rrethanat aktuale kjo marrëveshja është më e mira e mundshme.

“Nuk është një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke si ajo çfarë është trumbetuar për vite të tëra por duket që është më e mira e mundshme në kuptimin e kontekstit aktual të dialogut Kosovë – Serbi”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën