TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Festë në Gjakovë, Vëllaznimi mund Trepçën – shkëlqen Zekiqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Festë në Gjakovë, Vëllaznimi mund Trepçën – shkëlqen Zekiqi

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Gjakovë, Vëllaznimi ka mundur Trepçën me shifrat 75:72, në xhiron e shtatë të Superligës.

Takimi ishte jashtëzakonisht interesant dhe dramatik deri në fund, ku hero ishte Burim Zekiqi, ndërsa pikët vendimtare i realizoi Anthony Adger.

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas mysafirët shkëputen në 13:21, që ishte epërsia më e lartë deri në ato momente, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 15:21. Kuqezinjtë rikthehen shpejt në periodën e dytë, ku arritën të barazojnë rezultatin dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe kjo dëshmohet edhe se, pesë herë rezultati u barazua, ndërsa hera e fundit ishte 37:37, sa përfundoi pjesa e parë.

Periudha e tretë ishte shumë interesante, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputen dhe rezultati pas 30 minutash ishte 52:54. Me një seri prej 0:9, ‘Xehetarët’ u shkëputën në 52:63, por vendasit nuk dorëzohen dhe sërish ngushtuan shifrat në 66:68, dy minuta nga fundi, e më pas kalojnë në epërsi 72:69, me tri treshe fantastike nga i jashtëzakonshmi Burim Zekiqi, i cili shënoi nga rreth tetë metra, duke u bërë hero për vendasit. Dramë u zhvillua deri në fund, ku Kendrick Brown barazoi shifrat në 72:72, ndërsa në frymën e fundit shënoi treshe Anthony Adger për rezultatin përfundimtar 75:72 dhe festa pushoi “Shani Nushin” në Gjakovë.

Burim Zekiqi ishte më i miri te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa u ndihmua nga Damonte Dodd me 15 pikë e 15 kërcime, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 17 pikë dhe Erjon Kastrati me 14 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore e katër humbje, kurse Trepça katër fitore e tri humbje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Gjysmëfinalisti i katërt i Kupës, vendoset pas penalltive, Llapi barazon në shtesë

Gjysmëfinalisti i katërt i Kupës, vendoset pas penalltive, Llapi barazon në shtesë

Llapi – Malisheva shkon në vazhdime

Llapi – Malisheva shkon në vazhdime

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën