TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Feronikeli – Prishtina e Re, sfida e madhe e barazhit për Superligë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tërhiqet shorti për edicionin e Ligës së dytë, juniorëve dhe kadetëve

Vetëm edhe një ndeshje ka mbetur për t’u përmbyllë edicioni i sivjetmë i futbollit vendor, me dilemën e vetme, se kush do të vazhdojë të luajë në Superligë, në sezonin e ardhshëm.

Gara e barazhit, ndërmjet Feronikelit nga Superliga dhe Prishtinës së Re që javën e kaluar e fitoj barazhin e Ligës së Parë, do të luhet të shtunën nga ora 15:00 në Klinë.

Skuadra nga Drenasi që u rikthye në Superligë, në këtë edicion pati vështirësi në lojë e rezultate derisa në pranverë e ndërroj edhe trajnerin, duke e angazhuar të famshmin e Premier Leagues, Shefki Kuqi.

Në pranverë, Nikli nën drejtimin e Kuqit, pati shumë probleme, derisa u konsolidua për të realizuar 5 fitore e 6 barazime por duke pësuar edhe 7 disfata.

Me 44 pikë, Feronikeli përfundoj në pozitën e tetë, duke i shpëtuar rënies por jo edhe barazhit, duke e diskutuar qëndrimin në Superligë, edhe për një ndeshje.

Dhe pikërisht këtë duel do ta zhvilloj me ekipin nga Liga e Parë, Prishtina e re, që përfundoj në pozitën e dytë të grupit B, pas Ferizajt.
Një skuadër e re sic e ka edhe emrin, me futbollistë të ri, por që bën një super sezon në kategorinë e dytë dhe janë shumë afër të shrkuajnë historinë.

E udhëhequr nga Elon Berisha, ish-trajneri i Ramiz Sadikut, Prishtina e re të shtunën synon ta bëjë sensacionin përballë Feronikelit dhe të bëhet ajo anëtare e re e Superligës për edicionin e ri.

Të shtunën e kaluar, në barazhin e Ligës së Parë, e mposhti Dinamon, pas penalltive, me hero portierin Egzon Bislimi që priti gjashtë penallti.

Të shtunën në Klinë, të gjithë sytë janë kah ndeshja e sezonit, Feronikeli – Prishtina e re, me dy skuadrat që synimin kryesor e kanë triumfin dhe Superligën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meriton Korenica largohet nga Cluj, kërkohet në Rumani e SHBA

Korenica largohet nga Cluj, firmos me gjigantin rumun FCSB

Bakraçi nuk e përfundon gjysmëmaratonën në Lojëra Mesdhetare

Bakraçi nuk e përfundon gjysmëmaratonën në Lojëra Mesdhetare

Cesc Fabregas fiton çmimin “Trajneri i Vitit” në Serie A

Cesc Fabregas fiton çmimin “Trajneri i Vitit” në Serie A

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova mbetet jashtë listës së UEFA-së, nuk është në planet e Juventusit

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Meriton Korenica largohet nga Cluj, kërkohet në Rumani e SHBA

Korenica largohet nga Cluj, firmos me gjigantin rumun FCSB

Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe në përgjigje të vendimit gjerman

Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe në përgjigje të vendimit gjerman

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Konsumoni avokadon dhe brokolin, ngadalësoni plakjen

Konsumoni avokadon dhe brokolin, ngadalësoni plakjen

27 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 3 mbeten aktive në Dibër

27 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 3 mbeten aktive në Dibër

Irani merr përsipër sulmet e fundit ndaj bazave amerikane në Emirate dhe Kuvajt

Irani merr përsipër sulmet e fundit ndaj bazave amerikane në Emirate dhe Kuvajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën