TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Fermerët të pakënaqur me çmimin prej 0.17 centë për kg të grurit

nga teve1
8 orë më parë
2
A A
Fermerët të pakënaqur me çmimin prej 0.17 centë për kg të grurit

Fushata e korrje-shirjes së grurit po vazhdon në gjithë vendin. Ky sezon po konsiderohet se ka sjellë rendimente të larta të grurit, por nuk është arritur ende niveli i dëshiruar për plotësimin e të gjitha nevojave për konsum të brendshëm.

Për dallim nga viti i kaluar, fermerët këtë vit janë të zhgënjyer me çmimin e ulët të shitjës së grurit. E përveç kësaj, ata ende nuk kanë marrë subvencionet për këtë vit nga Ministria e Bujqësisë.

Fermeri Hamdi Mazreku nga Rahoveci thekson se edhe pse rendimenti i grurit për këtë vit është i kënaqshëm, çmimet e ulëta të shitjes po ua bëjnë të vështirë përfitimin e qëndrueshëm në bujqësi.

Sipas tij, një kilogram grurë aktualisht është vetëm 0.17 euro-centë.

Për këtë arsye, Mazreku thekson se nuk ka vullnet për ta vazhduar këtë veprimtari bujqësore në vitin e ardhshëm.

Po ashtu ai thekson se Ministria e Bujqësisë ende nuk i ka ekzekutuar mjetet financuare për subvencione.

“Rendimenti është mesatar 5.5 ton, por nuk jemi të kënaqur me çmimin, është shumë i dobët, është diku 17-18 cent…Vitin e kaluar po, këtë vit ende nuk kemi marrë… Është shumë i shkëlqyeshëm viti 2025…Vitin e ardhshëm nuk të jep edhe vullnet për me mbjellë, nëse është 17 cent…. Vitin e kaluar ka qenë 21-20 (centë kiliogrami), ne kemi prit për këtë vit me qenë 22 për 23”, ka thënë Mazreku.

Të njëjtin mendim ka edhe një fermer nga Podujeva, i cili këto ditë po e bënë edhe punën e autokombajnerit në Rahovec.

Ndonëse, si pasojë e zjarreve që ditë më parë u përhapën në pjesë të ndryshme të vendit, në Zonën e Llapit u dogjën edhe sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me grurë në parcelat e fermerit Malësor Sejdiu..

Fermeri Malësor Sejdiu kërkon nga Minsitria e Bujqësisëqë t’u dalë në ndihmë fermerëve për kompensimin e tyre, të cilëve iu dogj “buka”.

Gjithashtu, Sejdiu ka theksuar se këtë vit ende nuk kanë marrë subvencionet e as nuk janë vizituar nga Ministria e Bujqësisë për koktrollin e parcelave.

Përveç çmimit të ulët të grurit, autokombajneri Sejdiu u ankua edhe për çmimin e lartë të naftës për bujqësi.

“Kemi filluar korrjet prej datës 25 qershor, kemi përfunduar deri më tash rreth 12 fshatra në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe tash jemi në komunën e Rahovecit. Sot është dita e fundit, jemi me shtatë autokombaja. Çmimi i naftës për autokombaja është i shtrenjtë, është njësoj si për ata me vetura luksoze, 1.18-1.20 euro për një litër naftë për momentin…Kisha bërë aple për Ministrinë e Bujqësisë, kohën e fundit është bërë djegia e grurit. Mua personalisht më janë djegur përafërsisht 12 hektarë me grurë, i kam pshtuar rreth pesë hektarë…. Prandaj, kishte me qenë mirë një ndihmesë sado pak-një zbutje për fermerët…Vitin paraprak kemi marrë subvencione, këtë vit ende, nuk kanë dalur as edhe me shikua (verifikimi)”,është shprehur Sejdiu.

Ndërsa, ekspertët kërkojnë nga institucionet përkatëse një reagim të menjëhershëm për të siguruar që fermerët të marrin çmimin e drejtë dhe ndihmën që u takon, në mënyrë që të mbrohet prodhimi vendor dhe siguria ushqimore e vendit.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci ka thënë se këtë vit ka më shumë sipërfaqe kultivuese me grurë, por të pamjaftueshme për nevojat që ka Kosova për konsum.

Rusinovci, kërkon nga Ministria e Bujqësisë në koordinim me pushtetin lokal që t’ju dalin në ndihmë fermerëve të cilët humbën ‘bukën’ e tyre nga zjarret.

“Për dallim nga viti i kaluar në këtë vit ka më shumë sipërfaqe kultivuese me grurë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë diku rreth 70 mijë hektarë, ndërsa prodhimi për njësi sipërfaqësore sillet prej 4.5 deri në 5.5 ton, por jo me një dallim të madh nga vitet e kaluara. Me këtë sasi të prodhimit, Kosova dukshëm plotëson nevojat ushqyese dhe do të varemi nga një sasi më e vogël e importit, e cila sigurisht do të jetë prezente sikurse në vitet e kaluara…Kërkoj nga digasteri përkatës, në një koordinim të plotë me pushetin lokal që t’u dalin në ndihmë fermerëve për kompenzimin që kanë pësuar nga fatkeqësitë”, ka thënë Rusinovci.

Ndërsa, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë thënë për KosovaPress se këtë vit sipërfaqja e mbjellë me grurë për të cilën kanë aplikuar është gjithsejt shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre (74,753.06) hektarë, ndërsa në vitin 2024 kanë qenë pesëdhjetë e tremijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (53,627.26) hektarë pra krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë për 21,125.80 ha.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga tereni dhe vizitave të realizuara në terren, gjendja e grunajave është e mirë.Pasi që procesi i korrje shirjes së grurit është në ditët e para, nuk mund të flitet me saktësi për rendimentin mesatar përfundimtar dhe një gjë e tillë do të dihet dhe publikohet vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të korrje shirjeve të grurit pritet që rendimenti të jetë i kënaqshëm dhe i përafërt me atë nga viti i kaluar që ishte prej 4,871 kg/ha”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Ndërkaq, sipas kësaj ministrie, plotësimi i nevojave me grurë varet nga disa faktor, si nevojat ushqyese me grurë për kokë banori për një vit, numri i popullsisë, rendimenti mesatar dhe sasia e përgjithshme e grurit të prodhuar.

“Në anën tjetër, nevojat ushqyese me grurë përpopullatën e Kosovës janë rreth 190 kg për kokë të banorit për një vit, andaj bazuar në numrin e popullsisë dhe nevojave për koke të banorit, për konsum vjetor nevojiten mbi 300,000.00 ton grurë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ekspertë të bujqësisë bëjnë thirrje për të gjithë fermerët që mos t’i djegin hamulloret pasi që sipas tyre, mund të shfaqin fatkeqësi të mëdha me zjarre./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Pensionistët e TMK-së e FSK-së krijojnë shoqatë, mision kanë shërbimin ndaj vendit

Tentim vrasje në Shtime – 38-vjeçari plagoset me armë zjarri, i dyshuari në arrati

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Gjilani siguron sulmuesin Kasa

Orkestra “Amadeus” fiton çmimin e argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë

Orkestra “Amadeus” fiton çmimin e argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë

Arsenali ka një plan B nëse dështon afrimi i Rodrygos

Liverpooli rivalizon Arsenalin për Rodrygon

Chelsea po avancon 3:0 ndaj Parisit pas 45 minutave

Chelsea po avancon 3:0 ndaj Parisit pas 45 minutave

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X