Ferizaj ka vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti Drenicën dhe siguroi tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, në kaudër të ndeshjes të Superligës së Kosovës në futboll, e vlefshme për javën e 26-të.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, kurse në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin më të rrezikshme, duke rrezikuar disa here, derisa i rregullt ishte goli i vendasve i Ade Oguns, i cili i solli fitoren si dhe tri pikë.
Ndërkohë, Prishtina ka fituar derbin e javës ndaj Ballkani, duke i dhënë një start pozitiv trajnerit të ri Alban Dragusha, i cili debutoi me fitore në krye të skuadrës. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 83’, ku 17 vjeçari Rin Ahmeti shënoi një gol të bukur pas asistimit të Drin Bajraktarit 20 vjeçar, për rezultatin 1-0.
Pas kësaj fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e shtatë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e nënta me 28 pikë, kurse Prishtina ngjitet në pozitën e tretë me 41 pikë.









