TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

by tëvë1
1 javë ago
5
A A
Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se është lajm i mirë që Lidhja Demokratike e Kosovës është pozicionuar se çfarë do në takimet lidhur me një marrëveshje bashkëpunimi.

Ajo ka thënë se në takimet e kaluara, ku vendi shkoi në zgjedhje pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, LDK nuk e kishte të qartë se çfarë dëshiron.

“Ne shkuam në një proces zgjedhor dhe ishte si në mjegull sepse nuk dihej çka po kërkon LDK-ja. Është lajm i mirë tani që LDK po flet çfarë dëshiron. Takimet marrëveshjet duhet të jenë një farë konkretizimi se sa e kemi fuqinë politike secili nga ne. Duhet të kemi një farë materializimi të rezultatit të zgjedhjeve. Është mirë që LDK ka filluar të flas konkretisht”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  pas takimit të së martës tha kjo parti kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe nuk është e interesuar për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Nëse deri më 6 gusht nuk kemi marrëveshje, kemi thënë të vazhdojë konstituimi. LDK-ja nuk ka interes për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi është një figurë ceremoniale që duhet t’i takojë partisë së parë. Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, në mënyrë që të ruhet balanca institucionale dhe demokratike”, deklaroi Abdixhiku.

Sa i përket takimeve që po zhvillohen me LDK-në, Fejza ka thënë se është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje.

Ajo shtoi se LVV nuk insiston që emri i presidentit të jetë nga kjo parti. Fejza u shpreh e bindur se mund të gjendet një figurë konsensuale për president.

“Është tepër e rëndësishme të kemi takime, sepse zgjedhja e presidentit është obligim e gjithë deputetëve. Nuk kemi thënë domodoshmërisht që presidenti të jetë i LVV-së. Këtë pozicion e kemi mbajtur dhe ata e kanë refuzua”, tha ajo.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe të mërkurën, por as ky takim sikurse ai i së martës nuk dha ndonjë rezultat.

Përfundon pa marrëveshje  takimi Kurti-Abdixhiku

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën