TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

by Tëvë1
56 minuta ago
1
A A
FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar ndaj autorit Shkëlzen Gashi dhe organizatorëve të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke i akuzuar për paraqitje të pasakta të të dhënave mbi krimet e luftës.

Në reagimin publik, Fondi thekson se në disa raste ekspozita ofron një pasqyrë të shtrembëruar të ngjarjeve, duke e cilësuar këtë jo si çështje interpretimi, por si mungesë njohurish bazë mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe faktet e vërtetuara në gjykatë.

“Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e ekspozitës. Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës”, thuhet në reagim.

Sipas Fondit, pasaktësi të ngjashme janë evidentuar edhe në rastet e Mejës dhe Reçakut, ku sipas tyre, viktimat janë paraqitur gabimisht si persona të armatosur, ndonëse në momentin e vrasjes kanë qenë civilë dhe nën kontroll të forcave serbe.

“I njëjti gabim është bërë edhe në rastin e Mejës. Mes të vrarëve kishte persona që më parë kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së, por më 27 prill ata u ndanë nga kolonat e civilëve, ishin të paarmatosur, pa uniformë dhe nën kontroll të forcave serbe. Në këto rrethana ata nuk mund të konsiderohen “persona të armatosur”, por viktima të krimeve të luftës.

Organizatorët e ekspozitës tregojnë gjithashtu mungesë njohurie për faktet e vërtetuara në gjykatë në lidhje me Reçakun. Në transkriptin e gjykimit të Sllobodan Millosheviq-it, Shukri Buja ka deklaruar se nëntë pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë në luftime më 15 janar 1999, gjë që është e ndarë nga vrasja e civilëve në Reçak.

“Është gabim dhe joprofesionale të nxirret përfundimi se një person është vrarë si luftëtar vetëm sepse ka qenë më parë pjesëtar i UÇK-së. Në Baza e të dhënave të FDH dhe FDHK, përkatësia dhe rrethanat e vdekjes janë kategori të ndryshme. Pikërisht mosnjohja e këtij dallimi ka çuar në paraqitjen e gabuar të 48 të burgosurve të vrarë në Dubravë si “persona të armatosur”, duke shtrembëruar natyrën e krimit”, thuhet në reagim.

Fondi ka shprehur shqetësim edhe për përpjekjet, sipas tyre, për të zhvendosur përgjegjësinë tek ky institucion, duke e cilësuar këtë si tentativë për diskreditim të bazës së të dhënave të tyre, e cila dokumenton mbi 8.500 viktima civile shqiptare dhe konsiderohet ndër më të besueshmet për krimet e luftës në Kosovë.

Në fund, Fondi për të Drejtën Humanitare ka kërkuar që ekspozita, në formën aktuale, të hiqet nga hapësira publike, duke theksuar se paraqitja e pasaktë e fakteve dëmton kulturën e kujtesës dhe cenon dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.

Tags: ekspozitaFDHKMasakrat në Kosovë 1998–1999Shkelzen GashiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën