TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FBK-ja shqetësohet për palestrën, kërkon parcelën nga Komuna e Prishtinës

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
FBK-ja shqetësohet për palestrën, kërkon parcelën nga Komuna e Prishtinës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka dalë me një sqarim në lidhje me projektin e palestrës multi-funksionale që e ka përgatitur me përkrahjen e MKRS-së dhe FIBA-n.

Sipas FBK-së, projekti është përgatitur në dy forma dhe ka kryer të gjitha detyrat e saj kurse është në pritje nga Komuna e Prishtinës të vë në dispozicion parcelën e përcaktuar bashkërisht, e që më herët ishte pajtuar që lokacioni të jetë përballë kampit zhvillimor dhe stadiumit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në Hajvali.

“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) shpreh brengë të thellë lidhur me hutinë e shpërfaqur ditëve të fundit në publik mbi projektin e palestrës multi-funksionale të cilin FBK e ka përgatitur me përkrahje dhe koordinim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe FIBA. MKRS në janar të vitit 2024 ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e projektit, ndërsa FBK ka koordinuar dizajnin final të palestrës dhe është pajtuar me Komunën e Prishtinës që lokacioni më i përshtatshëm për këtë qëllim është parcela përballë kampit zhvillimor dhe stadiumit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në Hajvali”, ka shkruar FBK-ja në Faecbook. “Teksa FBK ka kryer detyrat e veta rreth kompletimit të projektit zbatues për palestrën, tash e sa kohë mbetet në pritje të marrjes së vendimit për ndarjen e lokacionit nga Komuna e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e marrjes së pëlqimeve të nevojshme dhe procedurave për ndërtim”.

FBK-ja, ka saqruar se kjo palestër multifunksionale do të mjaftojë për nevojat e komunitetit për kapacitete stërvitore të sporteve më dorë. Ka thënë se do të jetë e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve, ndërsa do të ketë një kapacitet prej 700 ulësesh.

“Për hir të sqarimit, projekti i palestrës multifunksionale të sporteve me dorë është konceptuar si palestër që do të përmbushë nevojat e komunitetit për kapacitete stërvitore. Projekti është përgatitur nga FBK-së në dy forma, një nga të cilat është palestra si godinë individuale e pajisur me të gjitha stabilimentet dhe pajisjet e nevojshme për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, me kapacitet të ulëseve deri në 700 sish, ndërsa tjetra përveç godinës së palestrës parasheh edhe ndërtimin e një konvikti me mbi 50 shtretër, restaurantit dhe hapësirave për organizimin e trajnimeve teorike, e cila do të përmbushë nevojat e klubeve dhe federatave sportive për kampe stërvitore, si qendër për zhvillim të sportistëve kulminantë”, ka vazhduar FBK-ja.

Në sqarim thuhet se këto palestra që do të ndërtohen në mbarë Kosovën, do ta kenë mundësinë e ndarjes së terrenit kryesor në terrene të basketbollit apo volejbollit njëkohësisht kurse zhveshtoret do të jenë sipas standardeve evropiane.

“Tipar kryesor i këtyre palestrave që do të ndërtohen anembanë Kosovës është mundësia e ndarjes së terrenit kryesor në tri terrene të basketbollit apo volejbollit njëkohësisht, pajisjet teknike kulminante, shtatë zhveshtoret e pajisura sipas standardeve evropiane, hapësirave të mjaftueshme teknike dhe të zyrave, salla e fitnesit dhe peshëngritjes, me çka do të kompletohet një projekt infrastrukturor që do t’i shërbejë zhvillimit dhe përpunimit të talentit lokal, por edhe organizimit të garave kombëtare e ndërkombëtare për grupmoshat e reja”, shton FBK-ja.

FBK-ja ka insistuar se lokacioni i përzgjedhur ishte i përkryer.

“Lokacioni i përzgjedhur është konsideruar si i përkryer për shkak të sinergjisë që krijohet mes kapaciteteve infrastrukturore sportive e hotelierike që veç janë zhvillim nën ombrellën e FFK dhe kapaciteteve të siguruara përmes zhvillimit të projektit të palestrës multi-funksionale dhe konviktit të saj, duke zhvilluar kësisoj një kompleks sportiv modern që përmbushë nevojat e sportistëve për përgatitje bazike dhe për organizimin e kampeve zhvillimore”, thuhet në sqarimin e FBK-së.

Projekti i palestrës multi-funksionale sportive, i cili ka për qëllim t’i shërbejë komunitetit të sportit si qendër stërvitore për të gjitha sportet me dorë dhe futsallit, është hartuar nga FBK dhe është përfshirë si pjesë integrale e programit afatgjatë zhvillimor të basketbollit në Kosovë.

“Sipas marrëveshjes me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky projekt do të realizohet në dhjetë lokacione në nëntë komuna të Kosovës (dy në Prishtinë dhe tetë në qendrat tjera) dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive të vendit, me synimin kryesor identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Duhet sqaruar gjithashtu që ky projekt nuk është pjesë e programit qeveritar të Republikës së Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, dhe është sajuar enkas për ngritje të kapaciteteve infrastrukturore zhvillimore të cilat aq shumë i mungojnë vendit tone”, thotë FBK-ja.

Në fund, FBK-ja ka ftuar Komunën e Prishtinës të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vërë në dispozicion “parcelën e paracaktuar bashkërisht, duke na mundësuar fillimin e implementimit të infrastrukturës më se të nevojshme fizike për zhvillimin e sportit tonë të zemrës duke i shërbyer kështu objektivave strategjike të sportit në Kosovë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça mposht Borën, merr pozitën e parë

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Bayerni konfirmon interesimin për Asllani

Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Ousmane Dembele shpallet futbollisti i vitit nga FIFA

Ekipi më i mirë i FIFA, Dembele e Yamal në sulm

Ekipi më i mirë i FIFA, Dembele e Yamal në sulm

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën