TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FBI e shqetësuar rreth raportimeve për stacione policore kineze në SHBA

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
FBI e shqetësuar rreth raportimeve për stacione policore kineze në SHBA

Në një raport të hartuar në muajin shtator nga organizata joqeveritare, Mbrojtësit e Sigurisë, është përmendur prezenca e këtyre stacioneve në shumë vende të botës, përfshirë Nju Jorkun.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, u ka thënë politikanëve se agjencia është duke monitoruar raportimet për qendra të tilla.

“Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve”, ka thënë Wray.

“Për mua është mizore vetëm të mendoj se policia kineze do të tentonte të stacionohej në Nju Jork pa koordinim paraprak”, ka shtuar ai.

“Një gjë e tillë shkel sovranitetin dhe standardet gjyqësore, por edhe procesin e bashkëpunimit mes zyrtarëve për zbatim të ligjit”.

I pyetur nëse stacione të tilla shkelin ligjin amerikan, Wray ka thënë se FBI është duke “analizuar parametrat ligjorë”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka dëshmuar para Komitetit të Senatit për Siguri Kombëtare dhe Çështje Qeveritare.

Sipas organizatës, Mbrojtësit e Sigurisë – me bazë në Spanjë – byrotë kineze të sigurisë kanë krijuar “stacione policore jashtë shtetit” në disa kontinente.

Këto njësite është raportuar të jenë krijuar për të luftuar krimin transnacional dhe për të ofruar shërbime administrative për shtetasit kinezë jashtë Kinës.

Kina, në anën tjetër, ka mohuar se ka krijuar diçka të tillë. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

​Tërmeti në Kolumbi, 319 viktima të konfirmuara

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Vjen fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare, volejbollistet dardane mposhtin Algjerinë

Audio-incizimet tregojnë udhëzimet që Thaçi dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Hidhet shorti i Superligës, Sigal Prishtina – Peja, derbi i xhiros së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Trajtime në kushte shtëpie që lehtësojnë djegjet e shkallës së parë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

Stina “problematike”, ushqimet që mbrojnë lëkurën nga dielli

Stina “problematike”, ushqimet që mbrojnë lëkurën nga dielli

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën