TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FAZ: Rënia e Viktor Orban godet drejtpërdrejt ndikimin e Aleksandar Vuciq

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
FAZ: Rënia e Viktor Orban godet drejtpërdrejt ndikimin e Aleksandar Vuciq

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens shkruan në një artikull të tij se “humbja e pushtetit nga kryeministri hungarez Viktor Orban përbën një goditje, jo vetëm për Hungarinë, por edhe për aleatët e tij kryesorë politikë në Ballkanin Perëndimor”.

Në shkrimin me titull “Rrjeti i Orban në Ballkan është në prag të shkatërrimit”, gazetari gjerman thekson se më të prekurit nga kjo humbje në Ballkan janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të cilët humbasin një nga mbështetësit më të fortë brenda Bashkimit Europian.

“Që nga rikthimi i tij në pushtet në vitin 2010, Orban kishte ndërtuar një rrjet të gjerë ndikimi në rajon, përmes mbështetjes së mediave, organizatave dhe partive me orientim joliberal, shpesh të shoqëruar me financime të konsiderueshme. E ardhmja e këtij rrjeti tani mbetet e pasigurt”, shkruan ndër të tjera Martens.

Më tej gazetari vijon analizën duke thënë se “një nga partnerët më të afërt të tij ishte Vuçiç. Madje, së fundmi, autoritetet serbe raportuan për një komplot të dyshuar ndaj një gazsjellësi që furnizon Serbinë dhe Hungarinë me gaz rus, një zhvillim që u interpretua nga shumë vëzhgues si ndihmë indirekte elektorale për Orban. Ky i fundit falënderoi publikisht Serbinë, duke e cilësuar ndërhyrjen si vendimtare për shmangien e një katastrofe.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Orban ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i Dodik, pavarësisht se ky i fundit është përballur me sanksione dhe ndalime politike. Budapesti ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet brenda BE-së për ta ndëshkuar atë. Në të kaluarën, Hungaria ka ofruar edhe mbështetje financiare për Republikën Srpska, përfshirë kredi të konsiderueshme për sektorin bujqësor.

Po ashtu, lidhje të ngushta kanë ekzistuar edhe me partinë konservatore VMRO në Maqedoni e Veriut. Një nga rastet më të përfolura ishte ai i ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili u arratis në Hungari në vitin 2018 pasi u dënua për shpërdorim detyre dhe mori azil politik atje.

Marrëdhëniet mes Orban dhe Mickoskit kanë mbetur të forta, të reflektuara edhe në mbështetje financiare dhe bashkëpunim mediatik. Biznesmenë të lidhur me Hungarinë kanë investuar në media në Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në diskursin publik në favor të aleatëve politikë.

Megjithatë, rrjeti i ndërtuar nga Orban gjatë më shumë se një dekade nuk pritet të shpërbëhet menjëherë. Në vitet e fundit janë raportuar tashmë shenja dobësimi, përfshirë reduktimin e mbështetjes financiare nga Budapesti, pjesërisht për shkak të bllokimit të fondeve nga Bashkimi Europian ndaj Hungarisë për çështje që lidhen me shtetin e së drejtës.

 

Në Serbi, opozita shpreson se largimi i Orban mund të ndikojë edhe në dobësimin e pushtetit të Vuçiç. Megjithëse vala e protestave kundër qeverisë është zbehur, ajo ka lënë gjurmë, dhe mund të rishfaqet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pavarësisht paqartësive mbi zhvillimet e ardhshme politike në rajon, një gjë duket e qartë, boshti joliberal në Ballkanin Perëndimor është dobësuar ndjeshëm pas largimit të Orban nga pushteti”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po punonte në kantierin e ndërtimit, gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Po punonte në kantierin e ndërtimit, gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Murati: FMN-ja tregon se Kosova ka shënuar rritjen më të shpejtë ekonomike

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ publikon listat e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Po punonte në kantierin e ndërtimit, gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Po punonte në kantierin e ndërtimit, gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

“Ditari”- 18.05.2026

“Ditari”- 18.05.2026

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Alarmon Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën