Autore: Adea Mustafaj
Emri i Fatmir Spahiut, ishte më i befasishmi në listën propozimeve të mandatarit Albin Kurti, në përbërjen e qeverisë së re.
Aktori me përvojë të gjatë, mëngjesin e sotëm ia konfirmoi Kurtit gatishmërinë për t’u bërë pjesë e qeverisë së tij.
Para disa javësh, Spahiu tregon për Tëvë1, se e ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë.
“Po kjo ftesë mëështë përmendur disa javë më përpara. Mëështë thënë sikur të prpozohej emri im për Ministër të Kulturës dhe Turizmit a do ta pranoj. Normalisht unë e kam konsideruar, e kam parë, e kam diskutuar me familjen time qysh ndodh rëndom dhe kemi ardh në një përfundim që krejt këto ankesa qëi kemi, krejt këto vrejtje qëi kemi ndoshta nuk do të ishte ide e keqe që të jap kuntribut në një ministri për të cilën jom i thirrur”, tregon Spahiu.
Kushti kryesor i Spahiut për Kurtin ishte që të mos bëhet pjesë e asnjë partie politike, mirëpo vetëm të kontribuonte si profesionist.
“Sot ma ka kërku në mengjes edhe një herë një konfirmim që a jom për. Jom përgjigjur pozitivisht. Do të thotë jamë për dhe nuk e kam as pytur a i ka numrat apo si ka numrat sepse për hirë të së vërtetës nuk jam involvuar fell në përditshmërin politike dhe nuk e njoh mirë se si funksionjnë as diskutimet, as negociatat për kualicion dhe jom I lumtur që nuk I di dhe nuk kom intere ndonjëherë të asaj”, thotë ai.
Spahiu tregon se kjo nuk ishte oferta e parë për të, që të bëhet pjesë e politikës.
“Parlamenit i Kosovës ka edhe parti të tjera politike. Secila prej tyre të pakten një herë më ka bërë ftesë që të bëhem pjesë e listave të tyre. Ka pas ftesa në të kaluaren, prpuzime që të kandidoj për kryetar të qytetit të Gjilanit prej nga e kom prejardhjen, por përgjigjia ime ka qenë gjithmonë e njejt ndaj të gjithëve. Unë mund të jap kontributë vetëm fushen e kulturës aty ku mendoj që di”, shprehet ai.
Në rast se do ta merrte drejtimin e ministrisë së kulturës, Spahiu ka theksuar se në planin e tij ishte zhvillimi i kulturës, e në veçanti i kinematografisë.



