Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim tek Trepça ’89 me rezultat të ngushtë 1-0, në një ndeshje me pak raste shënimi.
Kampioni në fuqi pati iniciativën në ndeshje, mirëpo vendësit me disiplinë në mbrojtje mbajtën të paprekur portën, duke tentuar të ndëshkojnë në kundërsulme. U desht të pritet minuta e 88’ dhe një krosim i Nazmi Gripshit për ta çuar në rrjetë Albion Rrahmani, i cili po kalon formë të lartë.
Ky ishte goli i 6-të në pranverë për sulmuesin e Ballkanit, ndërsa ka shënuar 13 në total këtë edicion.