TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Familjet skamnore, Prizreni i mbështet me nga 3 metra dru për dimër

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Familjet skamnore, Prizreni i mbështet me nga 3 metra dru për dimër

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ka ofruar ndihmë nga 3 metra dru për familjet me asistencë sociale për sezonin e dimrit.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, thotë se edhe këtë vit komuna me mundësitë që ka, po ndihmon 1100 familje skamnore duke iu shpërndarë dru për të tejkaluar të ftohtin.

Të kënaqur me këtë iniciativë janë shprehur edhe qytetarët. Sipas tyre, kjo po iu ndihmon shumë për të tejkaluar sezonin e dimrit.

Qytetari Shaip Okalla, i cili ka përfituar nga kjo mundësi, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.

“Jam prej Prizreni, kam fituar të drejtën për t’i marrë 3 metra dru, jam i kënaqur me këtë…jemi pak me kushte të vështira, jam pa punë…

Ndërsa, drejtori i kompanisë që ka fituar tenderin, Fazli Beqiraj, ka treguar më shumë për iniciativën. Madje, siç thotë ai, për herë të parë komuna ka mundësuar edhe sharritjen dhe transportin falas deri në shtëpi për përfituesit e kësaj ndihme.

“Iniciativa e kryetarit është që 1100 familje i ka shpërndarë nga 3 metra dru, dhe janë gjithë falënderues që i ka shpëtuar në këtë krizë…ka furnizuar familje të dëshmoreve, invalidë të luftës, raste sociale. Sivjet kryetari e ka mundësuar edhe sharritjen, transportin falas deri në shtëpi që nuk ka qenë kurrë”, thotë Beqiraj.

Në anën tjetër, kryetari Totaj thotë se përveç kësaj ndihme, komuna do të jetë e gatshme çdoherë me mundësitë që ka, t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ka pas kërkesa për shkak se njerëzit janë në situata të vështira dhe ato kanë shkuar përmes drejtorisë së mirëqenies sociale dhe nga drejtori kemi pas një kërkesë që pas konsultimeve me shumë qytetarë, të kemi mundësi dru për ngrohje dimrit, t’i dhurojmë familjeve skamnore. Ne kemi shikuar mundësitë tona dhe kemi pa që kemi mundësi, kemi bërë një tenderim, është zgjedh një operator ekonomik. Kurse shpërndarja e druve është bërë përmes kritereve, pra ai që ka nevojë më së shumti i janë shpërndarë, procesi ka shkuar mirë dhe njerëzit janë të kënaqur. E dimë që njerëzit kanë shumë nevoja, por megjithatë komuna për aq sa ka kapacitete dhe mundësi, gjithmonë do të jetë e gatshme t’i ndihmojë”, thotë Totaj.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se rreth 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë në asistencë sociale, do të përfitojnë nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, me nga 120 euro në tërësi dhe me nga 30 euro shtesë për çdo anëtarë të familjes.

Kjo masë është mbështetur nga pakoja energjetike emergjente e Bashkimit Evropian, ku Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, ka pranuar mbështetje financiare në vlerë prej 75 milionë euro, e që 5 milionë prej tyre janë alokuar për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X