TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familjes Xhaka i rikthehet banesa e uzurpuar nga serbët

Pas 24 vitesh, familjes Xhaka nga veriu i Mitrovicës u është kthyer prona e uzurpuar nga serbët. Në një intervistë për Tëvë1, Artan Xhaka, pronar i banesës, thotë se ndjenjat janë të jashtëzakonshme. Për të kuptuar më shumë detaje rreth vështirësive që hasi ai për ta rikthyer pronën e tij, ndjekim kronikën në vazhdim.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Familjes Xhaka i rikthehet banesa e uzurpuar nga serbët

Nën emocione, u nis drejt vendit ku kaloi fëmijërinë e tij.

Çelësat e pronës e cila i ishte uzurpuar nga serbët para 24 vitesh, tashmë i ka në duar.

E derën e hapë pa ndonjë vështirësi.

Artan Xhaka për herë të parë rrëfen për televizionin, ndjenjat e rikthimit në pronën e tij në Mitrovicë të Veriut, pasi vendimit që morën Gjykata Supreme dhe Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.

“Po ndjesia pak e përzier, por ndjesi e mirë pas 24 vitesh me u kthy qaty ku je rritur, ku je zhvilluar ku ke kriju diçka, dhe pas 24 vitesh po të jepet e drejta me u kthye qaty ku të ka takuar gjithë”, tha pronari i banesës, Artan Xhaka për Tëvë1.

Këtë pronë sipas Xhakës, një serb e mbajti me dokumentacione fals.

“Uzurpatori i ka pas disa dokumente të falsifikuara duke pretenduar se banesa ka qenë e tij, pastaj ne kemi pasë vështirësi institucionale me i ndjekë deri te rikthimi i pronës. Na realisht e kemi ditë, e kishim vendimin e Gjykatës supreme, por thjesht e kemi pritur momentin se si ta marrim. Edhe unë isha pak i njoftuar se uzurpatori është dorëzuar edhe ka vendosur me i kthy çelësat”, tha ai.

Kujtimet e fëmijërisë tashmë për të janë ndryshe.

“Kjo është dhoma e fëmijëve, e jemja, e motrës dhe vëllait, ku e kena kalu jetën më të madhe, edhe normal është nostalgji, ju siç po e shihni duke e shprazët dhoma, mirëpo unë po i shoh elementët e dhomës që kanë qenë mobilet, hapësira ku kemi luajtur, vrapuar, duket pjesë e vogël por e kemi shijuar sa kemi qenë këtu”, tha Xhaka.

E interesimi i serbëve për ta blerë këtë banesë tashmë është rritur.

Por familja Xhaka thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ka qenë si proces shumë i gjatë, po kena pas oferta, kena oferta mirëpo si familje nuk jemi të interesuar me e shit pronën, thjesht me rinovua edhe nëse vazhdon qiky trendi i veriut të jetës më të qetë më në rregull, besoj që edhe banorët nuk do të hezitojnë të kthehen, ndër ta edhe na”, tha Xhaka.

Si kjo familje, në proces të rikthimit të pronave, janë edhe shumë familje të tjera e që AKKVP-ja është në proces të verifikimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën