Familjarë të Haxhi Shalës ka thënë se ndihen të gëzuar, pas lirimit të Shalës nga Gjykata Speciale.
Fanol Shala, nipi i Haxhi Shalës ka thënë për Tëvë1 se kanë pritur ardhjen e tij edhe më parë, pasi siç ka thënë ai mbajtja atje ka qenë e padrejtë.
Ai ka thënë se ardhja e Shalës ka kthyer harmoninë.
Gjendja shëndetësore e Haxhi Shalës sipas nipit të tij është e mirë.
Haxhi Shala është liruar me kusht të mërkurën. Lirim me kusht, gjykata ka dhënë edhe për Bashkim Smakaj e Fadil Fazliun.
Ata ishin dënuar për pengim të drejtësisë.







