TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familjarët e personave të zhdukur s’i besojnë marrëveshjes me Serbinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Familjarët e personave të zhdukur s’i besojnë marrëveshjes me Serbinë

Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, sa i përket deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Sipas tyre kjo marrëveshje, është “marrëveshja me e mirë nga të këqijat”.

Ata po ashtu shprehen skeptik se shteti serb do të bashkëpunoj në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse sipas thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat”.

“Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur. Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet me qenë më e mirë prej të këqijave”, tha ai.

Ai tha se Serbia çështjen e të zhdukurve gjatë luftës e ka trajtuar gjithmonë si çështje politike dhe jo si çështje humanitare dhe se sipas tij zgjidhja e këtij problemi është në derën e Beogradit.

“Serbia gjithë herë, gjitha qeverive ju ka bërë bisht as një herë nuk e ka trajtuar këtë çështje si çështje humanitare po gjithherë e ka trajtuar si çështje politike, kur ju është dashur Serbisë është ulur ka biseduar me ty, kur nuk ju ka dashur as që ka dashur të nijë për ta. Për këtë e them që, çështja e personave të zhdukur pikërisht derën e ka të Beogradi sepse rrugëtimi i tyre, vendodhja e tyre dhe përfundimi i tyre është vetëm Beogradi e di sepse atje janë njerëzit tanë. Besoj që Beogradi nuk ka me qenë bashkëpunues i mirë rreth këtij procesi, sepse gjithë herë do të provoj që të përfitoj politikisht diçka”, tha ai.

E kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se dakordimi i Kosovës dhe Serbisë për persona të zhdukur në Ohër, për të dhe familjarët e këtyre personave është një dakordim shumë i pa qartë.

“Ne vetëm nga mediat dhe ndërkombëtarëve pak më të qartë se duhet të zbatohet krejt çka është folura, por nuk është nënshkruar as gjë. Sa i përket personave të pa gjetur është aq e gjymte, aq jo domethënës, ku thuhet se pa e nënshkruar Vuçiqi s’ka kurrgjë. Vuçiqi thotë se nuk e nënshkruaj për shkak se unë jam shtet i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, e Kosova ose të nënshkruaj, ose mos të nënshkruaj, se ata duhet me nënshkrua ata duhet të përgjigjen. Ku është faji, pse po bëhen këto gjëra jo të qarta për ne familjarët, unë e di se komisioni qeveritare ka marr pjesë aty dhe Andin Hoti ka dal para medieve, ku nuk kemi mund që ta kuptojmë sa duhet, se 4 herë kinse nuk ka pranuar për disa gjëra, pas disa herëve janë dakroduar që të bëhet diçka. Për persona të pa gjetur definitivishtë përgjigje nuk ka”, tha ai.

Ai tha se për 24 vite kanë pritur që të ketë marrëveshje për këta persona por që për gjitha këto vite ende nuk ka asgjë dhe sipas tij kjo marrëveshje nuk mund të implementohet pasi aty nuk ka nënshkrim.

“Kryeministri nuk e di a e ka të qartë, pse aty nuk ka ngulur këmbë, nuk jemi marr vesh për shkak se nuk është nënshkruar ai dokument. Është thënë se nëse nënshkruhet, po presim plotë që 24 vite, është nënshkruar, nuk është nënshkruar edhe prapë nuk besoj që do të nënshkruajnë diçka ata të cilët e kanë bërë krimin, të cilët i kanë hedhur nëpër bunarë, e lloj-lloj zgafellesh, dhe ende presim ne që ata të na tregojnë. Atje është dashur që të mos përfundoj takimi pa u nënshkruar. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të dy palët duhet që të nënshkruajnë, nuk e kanë nënshkruar dhe është mbetur pezull, çdo bisedë që e kanë bërë sot është e kotë”.

Kurse, Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse sipas thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat”.

“Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur. Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet me qenë më e mirë prej të këqijave”, tha ai.

Ahmeti tha se Serbia çështjen e të zhdukurve gjatë luftës e ka trajtuar gjithmonë si çështje politike dhe jo si çështje humanitare dhe se sipas tij zgjidhja e këtij problemi është në derën e Beogradit.

“Serbia gjithë herë, gjitha qeverive ju ka bërë bisht as një herë nuk e ka trajtuar këtë çështje si çështje humanitare po gjithherë e ka trajtuar si çështje politike, kur ju është dashur Serbisë është ulur ka biseduar me ty, kur nuk ju ka dashur as që ka dashur të nijë për ta. Për këtë e them që, çështja e personave të zhdukur pikërisht derën e ka të Beogradi sepse rrugëtimi i tyre, vendodhja e tyre dhe përfundimi i tyre është vetëm Beogradi e di sepse atje janë njerëzit tanë. Besoj që Beogradi nuk ka me qenë bashkëpunues i mirë rreth këtij procesi, sepse gjithë herë do të provoj që të përfitoj politikisht diçka”, tha Ahmeti./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën