TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familjarët e Jotas identifikuan trupin e tij dhe të vëllait nga sendet personale

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Familjarët e Jotas identifikuan trupin e tij dhe të vëllait nga sendet personale

Askush nuk do ta festojë më një gol të Diogo Zotës në Anfield. Askush nuk do të presë që 28-vjeçari të shënojë përsëri për ekipin kombëtar portugez.

S’do ta shohim atë pranë Mo Salahut në sulmin e Liverpoolit sezonin e ardhshëm, as përkrah Cristiano Ronaldos në stadiumet e Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës 2026.

Diogo Jota vdiq në orët e para të mëngjesit të së enjtes pasi pësoi aksident në një autostradë në Spanjë.

Ai ishte vetëm 28 vjeç dhe udhëtonte në makinë së bashku me të vëllanë, 26-vjeçarin Andre Silva.

Jose Mourinho, trajneri më i madh portugez i të gjitha kohërave dhe trajner i ekipit të dashur të Jotas, Porto, tha se ishte një padrejtësi e madhe që dikush të vdiste kaq i ri.

lg.php.gif

Ai la pas tre fëmijë (një foshnjë) dhe gruan me të cilën ka qenë i lidhur që në shkollë.

Diogo Zota fitoi kampionatin me Liverpoolin në vitin 2025, në vitin e tij të 5-të me Reds, ndërsa ka luajtur për Atletico Madridin, Wolves dhe Porton.

Me kombëtaren portugeze ai pati 49 paraqitje (12 gola, 14 asiste), fitoi 2 Liga të Kombeve dhe mori pjesë në Euro 2020.

Lajmi për vdekjen e tij “zhyti” Porton dhe Liverpoolin në zi, ndërsa yje si Ronaldo, Messi, Mbappe dhe Nadal i dhanë lamtumirën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Një udhëtim pa kthim

Diogo Zota humbi jetën tragjikisht teksa udhëtonte me Lamborghini Huracan-in e tij. Një supermakinë që u shndërrua në një masë pa formë.

Asi i Liverpoolit dhe vëllai i tij ishin 70 km larg Valladolid dhe po shkonin në Santander.

Prej andej, 28-vjeçari do të merrte varkën për në Portsmouth dhe pastaj do të shkonte në Liverpool.

Të martën (8/7) fillon përgatitja e Liverpool dhe futbollisti donte të ishte atje më herët për t’u sistemuar.

Vëllai i tij, i cili ishte gjithashtu futbollist, por jo në një nivel kaq të lartë, nuk do të hipte në anije, por do të kthehej me rrugë tokësore, pasi do e linte makinën në port.

Santander është 350 km larg nga pika ku ndodhi aksidenti dhe siç tregon raporti, dy futbollistët do të kalonin natën në një motel në zonë dhe do të vazhdonin në mëngjes për në destinacionin e tyre.

Dy vëllezërit e lindur në Porto nuk arritën kurrë në portin e Santander pasi ndoqën një… rrugë pa kthim.

Pyetja që duhet të marrë përgjigje është se pse makina luksoze e Zotës u shndërrua në një grumbull metalesh.

Dy vëllezërit u dogjën nga zjarri që shpërtheu pas përplasjes dhe nuk mundën të identifikoheshin nga të afërmit e tyre.

Megjithatë, sipas “O Jogo”, prindërit dhe gruaja e Diogo Jotës udhëtuan për në Spanjë, vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore Zamora dhe identifikuan dy trupat përmes objekteve.

Gruaja e futbollistit, me të cilën ai u martua 12 ditë më parë, i konfirmoi numrin e targës autoriteteve.

Por çfarë ndodhi saktësisht? Një shofer kamioni, i cili filmoi edhe videon e makinës së Zotës duke u djegur, u tha autoriteteve që e morën në pyetje se e pa makinën të dilte nga rruga, të godiste barrierat dhe të merrte flakë.

Tags: Andre JotaDiogo JotaLiverpool FC
ShareTweet

Postime të ngjashme

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Menaxheri i Muriqit, flet për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Menaxheri i Muriqit, flet për të ardhmen e sulmuesit kosovar

Gjashtë ndeshje dënim për Prestiannin e Benficës

Gjashtë ndeshje dënim për Prestiannin e Benficës

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti: Kryetarët e PDK-së dhe LDK-së duan që unë të mos kem pushtet, po sillen më keq se Fatmir Limaj

Certifikohen 12 zyrtarë policorë, përfunduan trajnimin për dronë dhe antidronë

Certifikohen 12 zyrtarë policorë, përfunduan trajnimin për dronë dhe antidronë

Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së

Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Përplasje në Kuvend e debat i ashpër – PDK sfidon Kurtin me pyetje për Hagën dhe RTK-në

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar për dhunim në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit 2 vjet e gjysmë

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Burgim i përjetshëm për dy terroristë të “Banjskës”, i treti me 30 vite

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, projekt me vlerë rreth 500 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën