Familjarët e Marigona Osmanit e vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në Ferizaj, janë shprehur pjesërisht të kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj ku me burgim të përjetshëm u dënua Dardan Krivaqës, si i akuzuari kryesore për vrasje, ndërsa që Arbër Sejdiu dënua me 15 vjet burgim i akuzuar për ndihmë në kryerjen e vrasjes.
E pakënaqësia e familjarëve është pikërisht ndaj dënimit të Sejdiut.
Remzi Osmani, xhaxhi i Marigonës tha në emisionin “Ditari” në Tëvë1 se dënimi minimal për të do të ishte 25-vjet.
Ai thotë se Sejdiu ka mundur të evitonte tërë këtë ngjarje.
“ Dënimi ndaj Arbër Sejdiut është shumë i vogël. Ai është dashur së paku të dënohet 25 vite, më 15 vjet nuk jemi të kënaqur, sepse ka qenë pjesëmarrës në gjithë atë situatë, dhe ka mund të shpëtojë të ndierën, vetën dhe ka mundur me evitu këtë situatë dhe me shpëtuar të tretë”, tha Osmani.
Ai tha se në momentin kur shpallë vendimi për të akuzuarin kryesor është ndier shumë i lumtur, pasi siç tha ai, këtë vendim e presim që dy vjet.








