TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Faktorët që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e bimëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Faktorët që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e bimëve

Rritja e bimëve të shkëlqyera mund të jetë mjaft e vështirë, për shkak se ekzistojnë 6 faktorë që ndikojnë në rritjen dhe lulëzimin e prodhimit tuaj: ushqimi, furnizimi me ujë, intensiteti i dritës, oksigjeni dhe CO2.

Shpjegimi i rritjes

Me rritjen e bimës, ajo rritet në përmasa për shkak të zhvillimit të qelizave të reja dhe zgjerimit të qelizave ekzistuese. Bimët rriten kur fotosinteza e tyre është më e madhe se frymëmarrja.
Fotosinteza është procesi i klorofilit të bimës, ku ajo përdor energjinë e dritës për të konvertuar dyoksidin e karbonit në karbohidrate. Më pas, bima e djeg këtë sheqer kur merr frymë. Energjia që çlirohet bën të mundur rritjen e bimës.

Faktorët e rritjes

Rritja optimale kërkon rritjen proporcionale të 6 faktorëve të përmendur më lart. Nëse një prej këtyre faktorëve nuk është optimal, atëherë mund të pengohet rritja e bimës.
Furnizimi me ujë: marrja e ujit është jetike për të siguruar rritje maksimale. Në fund të fundit, bima i përthith ushqyesit nëpërmjet rrënjës, në formë lagështie. Sa më shumë rrënjë të jenë, aq më e lartë është marrja e ushqyesve.

Si rrjedhojë, sigurohuni që t’i mbani nivelet e pH të qëndrueshme për të parandaluar dëmtimin e rrënjëve. Nëse bima e ul kokën, kjo mund të jetë për shkak të problemeve me furnizimin me ujë.

Ushqimi: pjesa më e madhe e blloqeve ndërtuese të bimës është e pranishme në atmosferë. Fertilizimi ndikon te rritja vetëm me rreth 6 për qind. Si rrjedhojë, mos përdorni më shumë fertilizues sesa duhet, sepse kjo mund të kufizojë rritjen.

Intensiteti i dritës: bimët rriten nëpërmjet djegies së glukozës. Ky sheqer është produkti i energjisë së dritës (procesi i fotosintezës). Si rrjedhojë, bima ka nevojë për dritë të mjaftueshme.

Nga mungesa e dritës kufizohet veçanërisht rritja e rrënjëve, duke penguar marrjen e ushqyesit të bimës.

Oksigjeni dhe CO2: bimët kanë nevojë për oksigjen për të marrë frymë.Mbushja e tepërt me ujë do ta nxjerrë oksigjenin nga toka, duke sjellë kalbjen e rrënjëve. Përveç kësaj, bima ka nevojë për CO2 për të prodhuar glukozë dhe në atmosferë ka plot.

Temperatura: sigurohuni që temperatura e dheut të jetë rreth 20°C. Temperaturat ndikojnë shumë në shkallën e rritjes. Temperatura shumë e lartë (mbi 30°C) do ta bëjë fotosintezën të ulet. Kur është shumë e ulët, rritja, formimi i frutave dhe lulëzimi do të ngadalësohet.

Lagështia e ajrit: kur lagështia është shumë e ulët ose shumë e lartë, ajo mund të pengojë rritjen e bimës. Nëse është shumë e lartë, ajo do të kufizojë aftësinë e bimës për të avulluar ujin nga gjethet, duke sjellë përthithje më të ulët të ujit dhe lëndëve ushqyese nga rrënjët. Ajo do të rrisë mundësinë e zaptimit të bimës nga kërpudhat. Kur lagështia është shumë e ulët, bima mund të fillojë të tregojë shenja djegieje, duke sjellë humbjen e klorofilit./Agroweb/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

Pse nuk rekomandohet të lini gotat përmbys pasi të keni larë enët?

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën