TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Fadil Vokrri” i kritikuar, ndërsa FFK dhe Komuna e Prishtinës planifikojnë ndërtimin e stadiumit me 25 mijë ulëse

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Fadil Vokrri” i kritikuar, ndërsa FFK dhe Komuna e Prishtinës planifikojnë ndërtimin e stadiumit me 25 mijë ulëse

Stadiumi i ri në Prishtinë pritet të ketë kapacitet prej rreth 25 mijë ulëseve. Kjo është bërë e ditur të hënën nga Federata e Futbollit e Kosovës, pas takimit që kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pasur me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për stadiumin e ri, që nuk dihet kur do të nisë të ndërtohet e aq më pak kur do të përfundojë, është biseduar edhe për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është në gjendje shumë të rëndë, pavarësisht gjendjes së rëndë, këtë verë stadiumi do të shfrytëzohet pos për ndeshje futbolli edhe për mbrëmje boksi dhe koncerte.

“Presidenti Ademi e njoftoi të parin e Komunës së Prishtinës me gjithë orarin dhe vështirësitë që po i has federata me fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke pasur parasysh aktivitetet e ngjeshura të ekipeve kombëtare dhe katër klubeve tona, të cilat janë duke marrë pjesë në garat evropiane, e po ashtu edhe eventet e planifikuara në stadium. Kreu i FFK-së vuri në pah se është shumë e vështirë të ruhet fusha dhe nuk ka as hapësirë kohore për ta ndërruar barin. Prandaj, theksoi presidenti Ademi, jemi në situatë të vështirë pasi që Kosovës i ka mbetur vetëm ky stadium i kategorisë IV të UEFA-s. Me këtë rast, ai edhe një herë bëri thirrje që sa më parë të vazhdohet puna në stadiumet në të cilat janë ndërprerë punimet”, ka njoftuar FFK-ja.

Shumë njohës të futbollit e kanë vlerësuar të paqëlluar lëshimin e stadiumit për ngjarje tjera në kohën kur klubet e futbollit kanë ndeshje të shumta në kuadër të kupave evropiane. Por, në Komunën e Prishtinës kanë vlerësim tjetër.

“Nga ana e tij, kryetari i kryeqytetit premtoi se do të angazhohet për të rregulluar dhe përmirësuar gjendjen e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Ai gjithashtu njoftoi se ditëve në vazhdim do të shpallet konkursi i kompanive projektuese për ta përzgjedhur projektin më të mirë për stadiumin e ri i cili do të ndërtohet në Prishtinë dhe do të jetë në shfrytëzim të plotë nga FFK-ja me ekipet kombëtare si dhe për ngjarje tjera të kryeqytetit. Ky stadium do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe do të shërbejë për ndeshjet zyrtare të garave kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Nuk ka afat se kur fillojnë punimet në stadiumin e ri dhe kur do të përfundojnë. Aktualisht stadiumi “Adem Jashari” është shndërruar në gërmadhë dhe pritet të fillojë renovimi i tij. Por, FFK-ja e Komuna planifikojnë stadiumin e tretë gjigant.

“Projekti do të mbështetet në bashkëpunimin midis Komunës së Prishtinës dhe FFK-së. Stadiumi i ri pritet të ketë një kapacitet prej rreth 25.000 ulësesh dhe do të plotësojë kërkesat e publikut të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës”, shkruan FFK-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita prezanton Grezdën

Drita prezanton Grezdën

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shkëlqen në fitoren e Dusseldorfit

Barcelona monitoron Ron Raçin

Barcelona monitoron Ron Raçin

Buzëqesh Bayerni, Musiala kthehet nga lëndimi pas gjashtë muajsh

Buzëqesh Bayerni, Musiala kthehet nga lëndimi pas gjashtë muajsh

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën