TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fabrika e plastikës bëhet shkrumb e hi

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Fabrika e plastikës bëhet shkrumb e hi

Fabrika e plastikës në Korroticë të Epërme të Drenasit brenda Parkut të Biznesit u përfshi nga një zjarr masiv, i cili e dogji objektin e tërë. Nga ky zjarr nuk pati viktima, teksa pronarët e fabrikës thonë që dëmet materiale kapin vlerën e miliona eurove.

Njësi të shumta të zjarrfikësve u drejtuan drejt parkut të biznesit në Drenas.

Kjo pasi këtu, fabrika e përpunimit të plastikës, u përfshi nga zjarri.

Në këtë formë, lufta e zjarrfikësve me flakët e zjarrit, filloi në paraditen e së hënës.

Por, materiali i grumbulluar këtu, e bëri edhe më të vështirë shuarjen e zjarrit.

Në vend ngjarje, u panë edhe pronarët e fabrikës, të cilët nuk u prononcuan para kamerës.

Por, sipas tyre dëmi i shkaktuar nga zjarri, kap vlerën e miliona eurove.

E moti me erë, bëri që për pak orë, zjarri të përhapet në tërë fabrikën.

Edhe në orët e pasdites të së hënës, po vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e flakëvë të zjarrit, në fabrikën e përpunimit të plastikës në Drenas.

Në vendngjarje u panë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët konfirmuan që nuk ka viktima nga ky zjarr.

Por nga punëtorët e fabrikës, këta u njoftuan se brenda objektit, ndodhen edhe disa bombola të gazit.

Ky informacion, bëri që menjëherë të rritet perimetri i sigurisë.

E bashkë më të, të zhvendosen edhe ekipet e gazetarëve dhe të pranishmit të tjerë.

Gjatë gjithë kohës në vendngjarje, qëndroi edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky njoftoi se për shuarjen e zjarrit kërkoi ndihmë edhe nga KFOR-i.

“Kanë reaguar zjarrfikës të Lipjanit, Malishevës, Prishtinës, Skenderajt. Por unë e kam thirrë edhe ministrin Sveçla edhe i kam kërkuar që ai të lidhet me KFOR-in, që me helikopterë të hidhet ujë”, ka thënë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci tha se nga ky zjarr, nuk rrezikohen fshatrat përreth.

“Nga zjarri nuk janë të rrezikuara, por nga tymi. Po e shihni që tymi sipas informacioneve, deri në Mitrovicë ka shkuar, Skenderaj dhe Drenasit kanë filluar ankesat”, u shpreh Lladrovci.
Të hënën këtu, u panë edhe pjesëtar të KFOR-it.

Ndërsa deri në orët e pasdites, nuk u bë i ditur shkaktari i zjarrit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Monologu në kohë lufte: Si mbahej lart morali i ushtarëve të UÇK-së?

Gërmimet në Kozhle ndërpriten për herë të tretë, Serbia pengon procesin

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Prishtina në vendin e 65-të në botë për ndotjen e ajrit

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Ymeri për protestat e dhunshme në Shqipëri: Model i provuar në Kosovë

Roma i fiton ndaj Genoas

Roma i fiton ndaj Genoas

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO-s mbërrijnë në Orikum të Vlorës për stërvitje të përbashkët ushtarake

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi

Përfundon protesta në Tiranë, pastrohet bulevardi

Përfundon protesta në Tiranë, pastrohet bulevardi

Rahoveci 029 e arrin fitoren e parë në Superligë

Rahoveci 029 e arrin fitoren e parë në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën