TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eurovision 2023: Bëhen ndryshime në sistemin e votimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eurovision 2023: Bëhen ndryshime në sistemin e votimit

Ndryshimet janë bërë për ta mbajtur ngjarjen “relevante dhe emocionuese”, thotë EBU.

“Natyra e paprecedentë e parregullsive në votim” e parë në Eurovision 2022, ku gjashtë juri mashtruan dhe votuan për njëra-tjetrën, ishin gjithashtu një argument për ndryshimet.

“Pjesa tjetër e botës” mund të votojë online

Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse tani do të mund të votojnë në internet. Këto vota online do të kenë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës në të dyja gjysmëfinalet, si dhe në finalen e madhe.

Votimi online do të mund të bëhet vetëm nëpërmjet një platforme të sigurt online, duke përdorur një kartë krediti nga vendi i votuesit (vetëm vendet jo pjesëmarrëse).

Lista e plotë e vendeve të pranueshme do të publikohet afër kohës së ngjarjes.

Gjysmëfinalet: Vetëm votim publiku

Në dy gjysmëfinalet e Eurovision 2023, nuk do të ketë juri që vendosin rezultatet. Do të jetë vetëm votimi publik (tele/aplikacion/sms/online) që vendos se kush kualifikohet për finalen e madhe.

Juritë në çdo vend që marrin pjesë në gjysmëfinalen përkatëse do të vazhdojnë të votojnë. Por, ato vota do të përdoren vetëm nëse një televotë e vlefshme nuk regjistrohet ose nuk është e mundur në një vend individual.

Megjithatë, votat e jurisë nga secili vend pjesëmarrës do të numërohen, si më parë, në finalen e madhe. Ato do të kombinohen me rezultatin e votimit të publikut për të krijuar rezultatin e përgjithshëm.

Finalja e Madhe: Me pak ndryshime

Sistemi i votimit në finalen e madhe nuk do të ndikohet ndjeshëm nga rregullat e reja. Ndryshimi i vetëm është se “pjesa tjetër e botës” do të kombinohet me televotimet nga vendet pjesëmarrëse. Çdo vend pjesëmarrës do të ketë ende një votim të jurisë në finalen e madhe./telegrafi

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Çike çike luje belin”, Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri

“Çike çike luje belin”, Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri

4 albume i bashkëngjiten Grammy Hall of Fame

4 albume i bashkëngjiten Grammy Hall of Fame

Bebe Rexha rikthehet fuqishëm! Albumi “Blonde Dirty” sjell surprizën që po çmend fansat shqiptarë?

Bebe Rexha rikthehet fuqishëm! Albumi “Blonde Dirty” sjell surprizën që po çmend fansat shqiptarë?

Dua Lipa “sulmohet nga paparacët” në Paris? Callum Turner e mbron ndërsa situata bëhet kaotike!

Dua Lipa “sulmohet nga paparacët” në Paris? Callum Turner e mbron ndërsa situata bëhet kaotike!

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Avokati i Veselit: Prokuroria duhet të vërtetojë nëse klienti im ka pasur kontrollin ndaj ndonjë personi në Kosovë

Avokati i Veselit: Prokuroria duhet të vërtetojë nëse klienti im ka pasur kontrollin ndaj ndonjë personi në Kosovë

Gruda në formacionin e javës në Bundesligë

Gruda në formacionin e javës në Bundesligë

KB Bora ndanë rrugët me kapitenin Mekiq

KB Bora ndanë rrugët me kapitenin Mekiq

Ministri i Jashtëm iranian takohet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së në Gjenevë

Ministri i Jashtëm iranian takohet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së në Gjenevë

Kina u jep hyrje pa viza Britanisë dhe Kanadasë, duke e çuar numrin total të vendeve në 79

Kina u jep hyrje pa viza Britanisë dhe Kanadasë, duke e çuar numrin total të vendeve në 79

Armand Duka konfirmohet në krye të FSHF-së

Armand Duka konfirmohet në krye të FSHF-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën