TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EULEX-i thotë se ka ende shumë punë për tu bërë në ndarjen e drejtësisë nga institucionet e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
EULEX-i thotë se ka ende shumë punë për tu bërë në ndarjen e drejtësisë nga institucionet e Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e prezantoi Raportin e tretë publik të tij për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e mbulon periudhën prej muajit nëntor 2021 deri në shtator 2022.

Sipas raportit ka pasur pak zhvillime por të cilat janë inkurajuese.

Raporti bazohet në monitorimin e thuktë të tërë zinxhirit të sistemit të drejtësisë, përfshirë konkretisht 303 raste aktive penale dhe civile.

Ky raport përmban gjetje sistematike dhe tematike të shoqëruara me rekomandime të përshtatura për autoritetet përkatëse mbi mënyrat e adresimit të mangësive të identifikuara në sistemin e drejtësisë.

Shefi i Misionit EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Ëigemark, theksoi se Misioni është i vendosur që të sigurojë transparencë për punën e tij duke shtuar se: “Debati publik i informuar rreth hapave konkret që duhet të ndërmerren për ndarjen e drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është thelbësor për të siguruar progres”.

Ëigemark gjithashtu theksoi se: “Për herë të parë, ky raport i mbulon edhe dy fusha të reja: krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit. Në kuadër të temës së luftës kundër korrupsionit, ky raport gjithashtu për herë të parë e trajton, fatkeqësisht, edhe korrupsionin e përhapur gjerësisht në sektorin e kujdesit shëndetësor”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha: “Raporti i EULEX-it për Monitorimin e Drejtësisë, është gjithsesi i vlefshëm për të ritheksuar gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë, respektivisht të sektorit prokurorial dhe gjyqësor.”

Ministrja e Drejtësisë e përmendi gjithashtu faktin se ky raport duket të jetë pozitiv për temën e dhunës në baza gjinore, duke pasur parasysh faktin se ka një rritje konstante prej 20% deri në 22% të shkallës së raportimit të rasteve të dhunës në familje, krahasuar me dy vitet e mëparshme. “Në këtë drejtim, përmes politikave dhe veprimeve konkrete, si Ministri e Drejtësisë, po përpiqemi të punojnë në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve kundër dhunës, dhe në të njëjtën kohë të inkurajimit të viktimave për ta raportuar dhunën.”

Haxhiu i përmendi edhe krimet ndaj gazetarëve duke i quajtur ato të patolerueshme. “Ministria e Drejtësisë e ka rregulluar me ligj ndihmën juridike falas për të gjithë gazetarët”, tha Haxhiu.

Duke i paraqitur gjetjet dhe rekomandimet kryesore, Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, theksoi se ka pasur pak zhvillime, relativisht të reja dhe inkurajuese, në ndarjen e drejtësisë në Kosovë, siç është fakti se:

shkalla e seancave joproduktive në rastet e monitoruara është në rënie;

disa raste të profilit të lartë të monitoruara tani janë aktive pas një periudhe të gjatë të pasivitetit;

Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve tani është duke funksionuar në të gjitha gjykatat;

rastet e terrorizmit janë trajtuar në mënyrë efikase nga policia, prokuroria dhe gjykatat;

Nga ana tjetër, raporti paraqet edhe mangësi të rëndësishme brenda zinxhirit të drejtësisë, kryesisht për atë se:

aplikimi i dënimeve plotësuese nuk shfrytëzohet mjaftueshëm;

ka ngecje në shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë;

bashkëpunimi ndërmjet agjencive si dhe puna policore në bazë të dhënave të inteligjencës dha kapacitetet për hetime financiare në luftën kundër korrupsionin mbetet i dobët

progresi në ndjekjen penale të krimeve të luftës kufizohet në një numër të kufizuar rastesh;

dënimet në rastet e dhunës në baza gjinore nuk janë konsekuente

Raporti thekson gjithashtu se ka një rënie të numrit të “masave të diversitetit” të aplikuara në rastet që kanë të bëjnë me të mitur: “Policia dhe prokuroria duhet të përdorin në maksimum “masat e diversitetit”, rikujtoi van Eck Koster.

Duke e komentuar pozitivisht raportin, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Resurse i Policisë së Kosovës, Dejan Janković, tha se ai paraqet një qasje dhe analizë gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale për ta vlerësuar efektivitetin e sistemit në përgjithësi.

“Do të jemi të fokusuar në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për t’iu përgjigjur këtyre gjetjeve dhe rekomandimeve”, tha Janković, duke e rikonfirmuar edhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për ta rritur efikasitetin dhe efektivitetin e saj, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ligj-zbatuese, gjyqësorit dhe shoqërisë civile.

Duke i përmendur disa nga rekomandimet e raportit për rastet e dhunës në baza gjinore dhe zbatimin e Strategjisë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, Janković shpjegoi se Policia e Kosovës do të përpiqet t’i zbatojë të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe kontributin e saj në hartimin e Protokollit për referimin e rasteve të dhunës seksuale dhe zbatimin e tij. Ai, gjithashtu tha se Policia e Kosovës do të punojë në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të përgjegjësisë penale të prindërve të përfshirë në bashkësitë jashtëmartesore të fëmijëve të tyre dhe se do ta rrisë zbatimin e “masave të diversitetit” siç parashihet me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Policia parandalon gara ilegale, shqipton gjoba dhe sekuestron automjete

Policia parandalon gara ilegale, shqipton gjoba dhe sekuestron automjete

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej

​Sot mbahet Met Gala 2026, ja cila është tema e këtij viti

​Sot mbahet Met Gala 2026, ja cila është tema e këtij viti

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Prishtina e Re – Prishtina, përballen në mesjavë

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Izraeli e zgjeron pushtimin e Gazës përtej “vijës së verdhë”, vazhdon sulmet pavarësisht armëpushimit

Dy palestinezë të vrarë në Gaza, numri i viktimave kalon 72 mijë

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Kapen 10 armë e municion në Prishtinë për pak ditë, Policia sjell detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën