TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EULEX-i dislokon pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë para zgjedhjeve lokale

by teve1
2 orë ago
0
A A
EULEX-i dislokon pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë para zgjedhjeve lokale

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar se ka forcuar kapacitetet e sigurisë para zgjedhjeve lokale në Kosovë që mbahen më 12 tetor, duke dislokuar pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), që përbëjnë Njësinë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR).

Siç bëhet e ditur në njoftim, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në një ceremoni të martën ku morën pjesë ambasadorët e vendeve kontribuuese, theksoi se ky dislokim dyfishon kapacitetin operativ të EULEX-it dhe e bën atë më të gatshëm për t’u përballur me çdo situatë të sigurisë.

NJPSR-ja, e përbërë nga forcat e Francës, Italisë, Holandës, Polonisë dhe Portugalisë, do të kryejë patrullime dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in.

“NJPSR-ja do ta dyfishojë aftësinë operacionale të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila sigurohet tërësisht nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e Misionit për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe rolin si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme. Gjatë periudhës së dislokimit të tyre, NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme duke rritur vetëdijesimin e Misionit për situatën dhe duke siguruar ndërveprim të plotë me NJPS-në, si dhe me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.

Duke i shprehur mirëseardhje NJPSR-së, Barbano theksoi: “Si Njësi Policore e Specializuar Rezervë, ju mishëroni aftësinë e EULEX-it për t’u forcuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Forca juaj qëndron në lëvizshmërinë tuaj dhe në gatishmërinë për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër. Ju jeni forca e Misionit që mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, të reagojë shpejt ndaj incidenteve duke e mbështetur NJPSR-në brenda mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, duke siguruar që rendi publik do të ruhet: prania juaj tregon se EULEX-i është i pajisur jo vetëm për të monitoruar dhe këshilluar, por edhe për të vepruar, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, kur rrethanat e kërkojnë këtë. Jam krenar të shpall sot kapacitetin tuaj të plotë operacional”, përfundoi Barbano.

Ky është dislokimi i gjashtë i NJPSR-së që nga marsi i vitit 2022.

EULEX-i është Misioni civil më i madh i dislokuar ndonjëherë në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të Bashkimit Evropian.

Misioni i tij i përgjithshëm është t’i mbështesë institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane, përmes aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

120 mijë euro dyshohet se u vodhën në një fshat të Gjakovës

IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në Badoc ende nuk është i sigurt për pije

IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në Badoc ende nuk është i sigurt për pije

Ambasadori francez Guerot: Respektimi i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për Kosovën

Ambasadori francez Guerot: Respektimi i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për Kosovën

“Në Kosovë nuk kishte ushtri të organizuar” – Duncan vazhdoi edhe sot dëshminë

“Në Kosovë nuk kishte ushtri të organizuar” – Duncan vazhdoi edhe sot dëshminë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën