TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Esobar: Lufta në Ukrainë – Shembull për të rritur përpjekjet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Escobar para senatorëve: Kosova e Serbia palë të barabarta, dialogu të përfundojë me njohje

Escobar tha se Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë luftën për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Njerëzit e Ballkanit Perëndimor e njohin shumë mirë kërdinë që shkakton konflikti. Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë të përdorë luftën që ka zgjedhur të bëjë për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk ka në mendje interesat më të mira për këto vende. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Evropën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj të tregtisë janë në Bashkimin Evropian. Dhe e ardhmja juaj është në Evropë, si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Escobar.

Tutje Escobar sugjeroi që kriza në Ukrainë të përdoret si shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë këtu në Ballkanin Perëndimor. Punë për integrimin ekonomik të rajonit. Punë për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm dhe zgjidhje jetëgjata për mosmarrëveshjet e pazgjidhura. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për t’u siguruar që brezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende të integruara plotësisht në Bashkimin Evropian, në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partneri juaj në këto përpjekje. Ne duhet ta përdorim këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ndalur veprimet që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”, u shpreh i dërguari Special i ShBA-së.

“Liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë forca shumë më të fuqishme se frika dhe shtypja. Në garën mes demokracisë dhe autokracisë, mes sovranitetit dhe nënshtrimit, mos kini asnjë dyshim: do të mbizotërojë liria. Evropa dhe Ballkani Perëndimor do të dalin edhe më të fortë, përfundoi Escobar.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e tij të plotë në lidhje me situatën në Ukrainë

“Bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Ne i bashkohemi thirrjes ndërkombëtare për të gjitha vendet, dhe veçanërisht ato në Evropë, për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të refuzuar pa ekuivok pushtimin e paligjshëm nga Rusia të fqinjit të saj, Ukrainës. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëgjuar këtë thirrje. I përgëzoj ato për qëndrimin e tyre të vendosur krah Bashkimit Evropian dhe botës së lirë.

Ne duhet ta vëmë Rusinë përpara përgjegjësisë dhe të ndihmojmë Ukrainën që të zmbrapsë forcat pushtuese përpara se mizoritë të shumëfishohen dhe konflikti të destabilizojë më tej Evropën. Veprimet e bashkërenduara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur me shpejtësi presionin mbi Vladimir Putin. Forcat ukrainase po ngadalësojnë pushtimin dhe po shkaktojnë viktima të konsiderueshme midis forcave ruse. Sanksionet tona e kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar botëror dhe ekonomia ruse ka filluar të shpërthejë. Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do t’i kushtojë Rusisë shumë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo strategjike. Populli rus meriton më shumë nga qeveria e tij sesa kostoja e stërmadhe që ka shkaktuar ky pushtim për të ardhmen e tyre. Por kur të shkruhet historia e kësaj epoke, ajo do të tregojë se zgjedhja e Putinit për të nisur një sulm të paprovokuar, të padrejtë dhe të paramenduar, e la Perëndimin më të bashkuar dhe Rusinë gjithnjë e më të dobët.

Njerëzit e këtij rajoni e njohin shumë mirë kërdinë që shkakton konflikti. Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë të përdorë luftën që ka zgjedhur të bëjë për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk ka në mendje interesat më të mira për këto vende. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Evropën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj të tregtisë janë në Bashkimin Evropian. Dhe e ardhmja juaj është në Evropë, si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

Ka ende shumë punë për t’u bërë këtu në Ballkanin Perëndimor. Punë për integrimin ekonomik të rajonit. Punë për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm dhe zgjidhje jetëgjata për mosmarrëveshjet e pazgjidhura. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për t’u siguruar që brezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende të integruara plotësisht në Bashkimin Evropian, në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partneri juaj në këto përpjekje. Ne duhet ta përdorim këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ndalur veprimet që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë.

Liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë forca shumë më të fuqishme se frika dhe shtypja. Në garën midis demokracisë dhe autokracisë, midis sovranitetit dhe nënshtrimit, mos kini asnjë dyshim: do të mbizotërojë liria. Evropa dhe Ballkani Perëndimor do të dalin edhe më të fortë.”/kk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Protesta kundër Speciales, shprehje e mllefit ndaj ‘tradhtisë së besimit’

Pozhari: Protesta kundër Speciales, shprehje e mllefit ndaj ‘tradhtisë së besimit’

Gjobë 500  euro për mos kryerje të kontrolleve teknike, sa janë të sigurt autobusët në vend?

Gjobë 500 euro për mos kryerje të kontrolleve teknike, sa janë të sigurt autobusët në vend?

Auto Draft

“Ka ndryshuar misionin e saj” – mijëra qytetarë në protestën kundër Gjykatës Speciale

Fermerit nga Ferizaj nuk i shpëton asnjë e mbjellur nga breshri

Fermerit nga Ferizaj nuk i shpëton asnjë e mbjellur nga breshri

Egnatia barazon në Slloveni ndaj Olimpijas

Egnatia barazon në Slloveni ndaj Olimpijas

Ballkani mposhtet nga Larne

Ballkani baras pas pjesës së parë

Pozhari: Protesta kundër Speciales, shprehje e mllefit ndaj ‘tradhtisë së besimit’

Pozhari: Protesta kundër Speciales, shprehje e mllefit ndaj ‘tradhtisë së besimit’

Tusha firmos me Dritën

Drita mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj FCSB-së

“Këndi i Debatit” 07.08.2025

“Këndi i Debatit” 07.08.2025

Gjobë 500  euro për mos kryerje të kontrolleve teknike, sa janë të sigurt autobusët në vend?

Gjobë 500 euro për mos kryerje të kontrolleve teknike, sa janë të sigurt autobusët në vend?

Auto Draft

“Ka ndryshuar misionin e saj” – mijëra qytetarë në protestën kundër Gjykatës Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X